Ish-kandidati për deputet largohet nga Vetëvendosje

Aktuale

Ish-kandidati për deputet largohet nga Vetëvendosje

Më: 28 mars 2017 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Lëvizjes Vetëvendosje i është larguar edhe një aktivist i saj dhe ish- kandidat për deputet.

Bëhet fjalë për Xhevat Sefajn. Ai këtë gjë e ka bërë të ditur në një postim në profilin e tij në Facebook.

Në letrën e gjatë të dorëheqjes, ai i ka numër një nga një arsyet deri tek marrja e këtij vendimi.

Të ndëruar miq të mi, ju që u intereson pse e kam pushu aktivitetin ne LVV-ë bashkangjitur i keni arsyet një nga një, këtë komunikat sot ua komunikova në mbledhjen e këshillit të qendrës ne Pejë. Njoftojë opinionin publikë se unë, Xhevat Sefaj i angazhuar në jetën politike që nga shtatori vitit 2010-të në fillim si bashkëthemelus i Partisë Fryma e Re në këshillin nismëtar në Pejë, kandidat për deputet ne Kuvendin e Kosovës ne zgjedhjet parlamentare të vitit 2010-të, i aktivizuar në Lëvizjen Vetëvendosje nga shkurti i vitit 2011-të, pas shkrirjes së partisë Fryma e Re në Lëvizjen Vetëvendosje!

Në filim si kordinator i nënkomiteteve profesionale, e me pas anëtar i grupit punues, nga sot jep dorëheqje nga të gjitha strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje!

Këtë vendim e marrë pas një analize të menduar gjërë e gjatë, me miq e bashkëpunëtor aktivistë dhe aktiviste më të cilët rrezistuam tërë këto vite së bashku, për një shtetë të se drejtës, që i luftonë pabarazitë shoqërore, për një shtetë të qytetarëve, shtetë të mirëqenies, për jetë të vlefshme e të dinjitetëshme.

Të ndëruar aktivistë, anëtar dhe simatizant të Lëvizjes Vetëvendosje! Ishe kënaqësi që këto vite së bashku u angazhum politikishtë në dhjetra aktivitete, aksione, demonstrata e protesta duke ju bërë rezistencë qeverive të korruptuara lokale e qendrore, qeverive që e zhvatin shtetin dhe e varfërojnë popullin, qeveri të udhëhequr nga njerëz që e zhvatin paran dhe pronën publike të qytetarëve, ndërsa jetën e tyre shkizofrene private mundohen t’na imponojnë si diçka me vlerë publike.

Vazhdojë të qendrojë i palekundur pas çdo veprimi që e kam bërë, isha vetëvendoje prandajë natyrshem u integrova ne Vetëvendosje si subjekt politikë.

Një fjalë e popullit thotë atë që e mbjellë edhe do ta korresh, koha e dëshmojë qe njerëzit qe e drejëtojnë Lëvizjen më tepër i shqetëson fati i tyre se sa fati i Lëvizjes, në faktë ata mendojnë se janë vetë Lëvizja, si persona fizik e juridik, kurse ne të tjerët jemi persona teknik, per logjistikë, thjeshtë ne nuk kemi të drejtë të mendojmë për Lëvizjen, atyre nuk ju duhet truri ynë, ata na duan vetëm si trup pa kokë, pa arsye e pa mendim kritik. Tomas S. Eliot filozofë nga Harvardi thotë: “gjysma e së keqes në botë, vjen si pasojë e njerëzve që dëshirojnë të jenë të rëndësishëm.

Ata nuk duan të bëjnë keq me qellim, mirëpo e keqja që e bëjnë nuk u intereson. Ose ndoshta edhe nuk e shohin atë, ose ndoshta e justifikojnë atë sepse ata janë të gëlltitur nga lufta e pafund e të menduarit mirë vetëm për vete.”

Në këto rrethana bashkëpunimi i mëtutjeshëm më Lëvizjen është i pamundur, ne Lëvizje më nuk mbretëron arsyeja, por kaosi dhe anarkia, tani në Lëvizje secili ka të drejë për gjithëç’ka dhe njëherit nuk ka të drejtë për asgjë, çdo gjë është e ndërtuar artificialisht dhe në mardhënie mosbesim, pra aty më unë nuk shoh të ardhme, tani Lëvizja çdo gjë është, vetëm Vetëvendosje nuk është, prandajë unë po iki sepse dua të mbetëm edhe më tutje Vetëvendosje!

Por jo në Vetëvendosje si subjekt politikë pa përmbajtje, që Vetëvendosje i ka mbetë vetëm emri.

Rruga e mbrapshtë fillojë pas zgjedhjeve lokale të 2013-së ku në mbledhjen e jashtëzakonëshme të këshillit të përgjithshem u muar vendim qe të shkarkohen të gjitha kryesitë e qendrave, por edhe vetë këshilli i përgjitheshem u shkarkua me arsyetimin e marrjes se përgjegjësisë nga rrezulltatet e ulta ne zgjedhjet lokale, por kjo quditërisht nuk vlejti edhe per kryesin qendrore si përgjegjësia kryesore a thu pse?! Filozofi i madh gjërman Friedrch Nietzsche thoshte “mënyra më e pabesë për ta dëmtuar një kauzë është mbrojtja e qëllimshme e saj me argument të gabuara”.

Pra tani në Lëvizje nuk dihet ç’ka është qëllimi dhe cilat janë mjetet për ta arritur qëllimin, sepse gabimishtë mjetet të cilat une i gjeta kur erdha në Lëvizje tani janë shëndrruar qëllime në vetëvete. Thoni se Lëvizja është e re, jo unë nuk mendojë së Lëvizja është e re, përderisa e ka kaluar mbi një dekadë në s’kenën politike kosovare, e udhëhequr nga të njëjtit njerëz, dikush duhet me dhonë përgjegjësi para elektoratit të Lëvizjes, pse nuk është rritur Lëvizja? Nëse Kosova është qeverisur keq tërë këto vite, që nuk e kam asnjë dyshim atëher pse Lëvizja Vetëvendosje sot nuk qeverisë me vendin? Gabimet e një pasnjëshme të lidershipitë pa dhën asnjëherë llogari e kanë pru Lëvizjen në një gjëndje jo të mirë, për mendimin tim tërë këto vite jemi nisë për me shku n’Pejë e kem përfundu n’ Gjakovë.

Vendimi që të emërohen kordinator për qendra e grupe punuese me mandate të përkohëshme deri ne zgjedhje të përgjithshme të Lëvizjes, të cilat do të mbaheshin tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 2014-së ishe vetëvrasje për Lëvizjen. Klani i cili e drejton sot Lëvizjen i shqetsuar se ku do te mbesin vetë pas zgjedhjeve të përgjithshme të Lëvizjes bëri tradhtinë e parë ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj duke e shkelur statutin, parimet dhe dekumentet tjera themeltare te saj.

Emërimi i delegatve jolegjitim, jo staturor jo meritor pa bazë deleguse pa zgjedhje te brendshme ne secilën qendër me njerëz opurtonist, që krijuan kinse një këshillë të përgjithshem i cili vendosi të mbajë zgjedhje vetëm për kryetar te Lëvizjes në nivelin e tretë organizativ dhe pastajë votuan një kryesi klanore nga një këshillë i emruar me automatizem pa bazë deleguse. Kjo udhëheqsi e Lëvizjes të vrarë nga ndërgjegjia, të vetëdishëm për veprimet autoritare jo statutore të cilat nxitën revoltën e qindra aktivistëve në tërë Republikën e Kosovës, ata që ishin më të zëshëm si Arben Gecaj dhe Ajnishahe Halimi u përjashtuan e qindra të tjerë u larguan dhe u pasivizuan. Të vetëdishem për veprimet e dëmshme që i kishte bërë kjo kryesi dhe nga kaosi dhe anarkia që mbretëronte ne qendra të Lëvizjes, më në fund merr vendim për të shpallur zgjedhje. Klani i cili e drejton sot Lëvizjen i shqetësuar se nga zgjedhjet e brendshme do te dalin struktura te reja me bazë deleguse e fuqi politike qe do ti përfaqsojnë qendrat dhe kërkesat e tyre ne këshillë të përgjithshem, me mundësi reale për ta shkarku këtë kryesi jo legjitime, bëri tradhetinë e dytë ndaj Lëvizjes . Klani i udhëhequr nga sekretari jo legjitim Dardan Molliqaj në cilësin e një oktapodi nga 2 maj deri me 10 korrik sa ishe afati i zgjedhjet e brendshme, në mënyrë flagrante, arbitrare duke shkelur rregulloren e zgjedhjeve të brendshme, dhe me metoda të ulta shtantazhuse totalitare, përjashtojë dhe eleminoj nga gara e zgjedhjeve të brendshme shumë kandidat per kryetar të qendrave edhe pse të drejtën për të kandiduar për secilën pozitë e garanton rregullorja e zgjedhjeve të brendshme.

Kurr nuk kisha besuar që Lëvizja për të cilën unë angazhohem vullnetarish pa kursyer asgjë për afero 6 vite, përdor metoda shantazhuse ndaj aktivistve me të devotshëm të saj, duke i linquar, duke shpifur ndaj tyre, duke ua cenuar privatsinë duke thyer pasvordin e e-maillave e të facebookut siq bëri me mua si kandidat për kryetar të qendrës së LVV-së në Pejë. Pavarësisht se me eleminuan nga gara për kryetar të qendrës, ndihem fitusë moral sepse pata mbeshtetje të jashtëzakonshme, prandajë kur e kuptuat se me vota nuk keni mundësi të me mundëni zgjedhet formen fashtiste të eleminimit nga gara. Në faktë nuk me mundetë mua e mundetë vetë Lëvizjen, demokracinë dhe frymen brenda saj. Zgjedhet një kryetar jolegjitim i cili nga 1900 anëtar sa ka qendra e Pejës fitojë vetëm 150 vota…!

Shkelje flagrante e statutit të Lëvizjes i ciii parashe që kandidati për kryetar duhet t’i marrë 50+1 % të votave të anëtarsisë…! Mëgjithatë profesor, s’ke nevojë më u ndi keq, as kryetarët në qendrat tjera nuk janë më mirë, kur kryetari Lëvizjes Vetëvendosje! z. Visar Ymeri nuk është legjitim pse duhet me u ndi keq ju në një qendër! Pra Lëvizja për të cilën unë angazhohem për afro 6 vite i vlersuar maksimalit nga vetë Lëvizja, për një moment bëhem i panjohur për Lëvizjen , sikurse Lëvizja bëhet e panjohur për mua. Lëvizja e komunitetit të njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen, përdor metoda fashiste për të linquar e nënshtruar aktivistet e saj.

Dardan Molliqaj ju që me ose pavetëdijen tuaj mendoni që e keni hypur Lëvizjen në katër rrota, dhe që keni të drejtë ta drejtoni si një pronë private, që jashtëligjshem ndërhyni ne privatësin time dhe të shumë aktivistëve tjerë me metoda fashiste duke ma thyer e-maillin, fejsbukin dhe të dhënat personale vetëm një Zot e di se deri ku keni arritur dhe të gjithë ata që bashkë me ju nga Lëvizja janë të përfshirë ne ketë shemti do të përballemi ne gjykatë.

Jeni treguar shumë naiv kur keni menduar që ajo që është e imja do ta pranojë si një dhuratë nga ju. Ju që vazhdimisht flisni për mbrojtjen e Republikës, e tërë kjo është vetëm një demagogji, ju nuk e doni Republikën, për ta dashur Republikën duhet ta dëshmoni se e keni bërë Republikën brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ju na flisni për Republikën por në faktë e praktikoni fashizmin, në Republikë askusht nuk është i pazëvendësushem ndërsa ju mendoni se jeni të pazëvendësushem prandajë e praktikoni fashizmin.

Jeni shëndrruar në një parti ricikluese, i luftoni aktivistat e ri që kanë vizionë dhe janë kohërent ne mendime, sepse doni ta eleminoni konkurencen dhe i afroni aktivistet e konsumuar të partive tjera, kjo është mënyra me e letë për të dëshmuar se vetë jeni të pazëvendësushem. Ju që më pak pushtet sa keni në Lëvizje, veproni kështu, ç’ka bëni po të keni më shumë pushtet mbi udhëheqjen e shtetit ? Mëgjithatë faleminderit qe vepruat kështu, faleminderit shumë sepse mi hapet sytë, mi hapet sytë që i kisha pas mbyllur duke mendu që i kam hapur, duke mendu që po i shërbejë vendit kombit tim, në faktë i kam shërby lindjes se neofashizmit në Kosovë. Duke mendu që po ia shkurtojmë jetën qeverive të korruptuara, në faktë ua kemi zgjatë jetën atyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat