Vllasi thotë se dikush e ka thirrur nga Rusia pas sulmit

Aktuale

Vllasi thotë se dikush e ka thirrur nga Rusia pas sulmit

Më: 28 mars 2017 Në ora: 22:05
Avokati Azem Vllasi

Avokati Azem Vllasi thotë se pas sulmit që u bë ndaj tij kishte pranuar dy thirrje në “Viber”.

Vllasi thotë të ketë provuar t’i thërriste më pas, mirëpo nuk i ishin lajmëruar.

E çuditshme, thotë avokati, ishte hyrja e numrit, e cila, sipas tij, i përket Rusisë.

"Të nesërmen i shoh dy thirrje në Viber me kodin e Rusisë. I thirra por nuk u përgjigjën. A ka këqyr dikush të vërtetojë a u krye puna për t’i qitur paratë diku", ka thënë Vllasi.

Vllasi thotë se ishte viktimë e një sulmi politik, ndonëse thekson se në listë ishte kah fundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat