Thaçi dhe Hoyt Yee pajtohen për ratifikimin e Demarkacionit

Aktuale

Thaçi dhe Hoyt Yee pajtohen për ratifikimin e Demarkacionit

Më: 29 mars 2017 Në ora: 16:53
Hashim Thaçi dhe Hoyt Yee

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka takuar zëvendësndihmës-sekretarin amerikan Hoyt Yee.

Thaçi ka thënë se gjatë drekës së punës, ata biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

“Në një periudhë sfiduese për rajonin, roli i SHBA-së si gjithmonë është vendimtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Në një drekë pune me zëvendësndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, biseduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Thaçi nw Facebook.

“Ne u pajtuam për veprimet konkrete drejt realizimit të prioriteteve kryesore për Kosovën, që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

SHBA-ja është dhe gjithmonë do të mbetet partneri kryesor strategjik në rrugën tonë euroatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat