Behgjet Pacolli ka një porosi për Hashim Thaçin

Aktuale

Behgjet Pacolli ka një porosi për Hashim Thaçin

Nga: BOTA SOT Më: 1 prill 2017 Në ora: 12:01
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli

Së fundi, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një intervistë për gazetën ‘Bota sot’, ka folur për çështje të ndryshme politike

Ndër të tjera, ai është pyetur edhe për mendimin e tij për presidentin Hashim Thaçi dhe ish presidenten Atifete Jahjaga.

I pari i AKR-së ka thënë se e respekton institucionin e presidencës, pasi është edhe obligim kushtetues i çdo qytetari dhe si i respekton edhe përfaqësuesit e këtij institucioni, si institucionarë.

“Unë kam punuar shumë pak me zonjën Jahjaga, asnjëherë në jetën e saj as timen nuk kam përjetuar që ajo të më thërrasë dhe të më këshillojë për diçka. Çdo gjë e ka ditur vetë, kështu që nuk na ka lidhur asgjë edhe pse nga periferia kam mundur t’i ofroj shumëçka zonjës presidente”, ka thënë Pacolli për gazetën Bota sot sa i përket ish presidentes Jahjaga.

Ndërsa, sa i përket presidentit aktual, Hashim Thaçi, Pacolli ka një porosi për të.

“Sa i përket presidentit të tanishëm, ai mbulon një institucion shumë me rëndësi dhe do të doja që ai të jetë përfaqësues i të gjithë qytetarëve të Kosovës njësoj, e përsëris, që të jetë president i vërtetë i të gjithë qytetarëve të Kosovës njësoj, pa dallime”, ka deklaruar Behgjet Pacolli./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat