Flet Ramush Haradinaj pas seancës

Aktuale

Flet Ramush Haradinaj pas seancës

Më: 6 prill 2017 Në ora: 16:40
Ramush Haradinaj

Vendimi i Ramush Haradinajt do të merret më 27 prill. Kështu ka vendosur para pak minutash Gjykata në Colmar të Francës.

Pas daljes nga gjykata, Haradinaj ka thënë para mediave se nuk e njeh juridiksionin e Serbisë dhe se e vërteta për të është konfirmuar në vitin 2012.

“Deri më 27 prill po presim edhe pak. Jemi të drejtë dhe e drejta do të fitojë. Është pritur që nuk do të merret vendimi sot. Po presim edhe tri javë. Është konfirmuar sa i pastër jam më 29 nëntor 2012 është konfirmuar e vërteta, juridiksionin e Serbisë nuk e njoh. Përgjigjen saherë që e kërkojnë, do ta kenë”, ka thënë Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat