Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë Mbretërore

Aktuale

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë Mbretërore

Më: 13 prill 2017 Në ora: 12:43
Akademia Ushtarake Mbretërore në Sandhurst të Britanisë së Madhe

Sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst të Britanisë së Madhe po mbahet ceremonia ushtarake “Parada e Sovranit”. Në Akademi sot diplomojnë edhe dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoni po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Këtë e ka bërë të ditur presidenti nëpërmjet rrjetit social Facebook:

“Drejtpërdrejt  nga ceremonia ushtarake “Parada e Sovranit” në Londër, ku po diplomojnë edhe dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë”, ka shkruar Thaçi duke shpërndarë edhe transmetimin e kësaj ceremonie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat