Veseli i përcjell Trumpit porosi nëpërmjet senatorit McCain

Aktuale

Veseli i përcjell Trumpit porosi nëpërmjet senatorit McCain

Më: 13 prill 2017 Në ora: 15:06
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli nga foltorja e Kuvendit

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli nga foltorja e Kuvendit ka folur për takimin e tij me Presidentin e SHBA’ve, Donald Trump, gjatë një vizite në Uashington, pak ditë pas inaugurimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. 

Ai, më këtë rast falënderoi Trumpin dhe SHBA’të për mbështetjen për Kosovën. Këto, Veseli i tha në fillim të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës në të cilën deputetëve po iu adresohet Senatori amerikan, John McCain, që po qëndron në Prishtinë. 

“Kam qenë i nderuar të jem lideri i parë nga rajoni që takoi presidentin Trump”, tha Veseli. 

“Në emër të qytetarëve të Kosovës ju lutem shprehni mirënjohje atij dhe SHBA’ve për mbështetjen për Kosovën”, porositi Veseli senatorin McCain. 

Veseli tutje foli edhe për lidhjet, siç tha ai të forta, mes SHBA’ve dhe Kosovës, duke përmendur edhe kontributin e senatorit McCain dhe senatorëve tjerë amerikan që përkrahen Kosovën.

“Kauza e lirisë së Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme. [...] Ne ja kemi dal që ta shpërblejmë këmbënguljen tuaj. [...] Kosova gjithmonë do të jetë simbol i një demokracie të vërtetë në rajonin e Ballkanit. Kosova do të jetë simbol i përpjekjeve për liri dhe drejtësi në Evropën Juglindore”, tha ndër-tjera kryeparlamentari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat