Presidenti Thaçi pret nesër senatorin McCain

Aktuale

Presidenti Thaçi pret nesër senatorin McCain

Më: 13 prill 2017 Në ora: 18:00
Hashim Thaçi dhe John McCain

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet të premten me senatorin amerikan dhe mikun e Kosovës, John McCain, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Takimi mbahet në ora 9.30, në Kabinetin e Presidentit.

Senatori amerikan gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa ka marrë pjesë edhe në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, në të cilën iu drejtua qytetarëve të Kosovës.

Ndryshe, McCain po qëndron në Kosovë pasi që kishte vizituar shtetet e rajonit. Nesër senatori amerikan do të dekorohet me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat