Gecaj: Dekoduesit me mision për të trilluar

Aktuale

Gecaj: Dekoduesit me mision për të trilluar

Më: 14 prill 2017 Në ora: 09:55
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës ka thënë se ajo çfarë kanë thënë përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të shteteve mike evropiane, tash e sa kohë, rreth demarkacionit është e njohur dhe e qartë.

“Për këtë çështje nuk është lënë vend për keqinterpretime, keqkuptime, apo diçka të ngjashme. Për këtë ishin sa konstruktiv aq edhe të qartë edhe vizitorët e djeshëm, miq dhe përfaqësues të rëndësishëm të shteteve tona mike”, ka thënë Gecaj, duke pyetur atëherë prej nga paqartësia, prej nga dilema, prej nga interpretimet e çuditshme e të përçudnume?

“Shumë e thjeshtë. Prej atyre që nuk duan të kuptojnë, as edhe pas këtyre vizitave, sepse ju del në shesh pakuptimsia e kauzës së tyre. Prej atyre që nuk duan ta pranojnë të vërtetën sepse ju del në shesh e pavërteta e agjendës së tyre. Këta ‘dekodues’ të mesazheve, na tregojnë se çfarë po mendojnë amerikanët e evropianët dhe se cili na qenka plani i tyre, e të tjera të ngjashme. Thjeshtë të tillët shpërndajnë mjegull e tym, sepse ju duhet ta vjedhin të vërtetën”, ka deklaruar këshilltari Gecaj, njëherësh edhe zv/ministër në MAPL.

Sipas tij, mos të lejojmë pra të bijmë nën kthetrat e tyre, pasi që ata vetë kanë hyrë thellë në “lloçin e gjallë” nga i cili mendojnë se nuk kanë rrugëdalje, e për këtë mundohen të na përpijnë edhe ne së bashku me ta – sepse kështu vetëm dëmtojmë interesin e popullit dhe shtetit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat