Gorbaçov flet për marrëdhëniet ruso-gjermane dhe për Luftën e Ftohtë

Aktuale

Gorbaçov flet për marrëdhëniet ruso-gjermane dhe për Luftën e Ftohtë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 prill 2017 Në ora: 21:13
Gorbaçov

“Unë jam i kënaqur, që gjermanët, njerëzit në Gjermani, nuk duan armiqësi të re më Rusinë,” tha fituesi i çmimit NOBEL, (86) në një intervistë për gazetën “Bild”, përshtatur ekskluzivisht nga “Bota sot”. “Ne nuk duhet të shkatërrojmë atë që e kemi ndërtuar sëbashku dy kombet.”

Gorbaçovi ama nuk dëshironte nga kancelarja gjermane Angela Merkel që të ishte promotore e sankcioneve anti-ruse për shkak të krizës në Ukrainë. “Unë e respektoj atë, unë e dua atë. Gjithashtu nga ana njerëzore kam simpati të madhe për atë,” tha ai për gazetën.

Raportet mes Berlinit dhe Moskës janë tensionuar prej 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështeti rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore. Gorbaçov paralajmëroi për garën e re për shpenzimet ushtarake.

“Në disa vende ka mijëra ushtarë, ndërsa drejt Europës janë rivendosur trupa ushtarake dhe armatim i rëndë - tanke dhe autoblinda,” tha ai. “Raportet mes Fuqive të mëdha përkeqësohen.” Me këtë “janë dhënë gjithë shenjat e lë Luftë të Ftohtë.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat