Në Gjermani, mërgimtarët e kapin "mat" Shpend Ahmetin në një vikend të shtrenjtë

Aktuale

Në Gjermani, mërgimtarët e kapin "mat" Shpend Ahmetin në një vikend të shtrenjtë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 00:20
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti edhe këtë vikend ka vendosur ta kalojë jashtë Kosovës. Ai është kapur mat në Gjermani nga mërgimtarët. I pari i Prishtinës u pa në Europa Park, ku çmimet për hyrje janë mjaft të larta. Ahmeti në këto foto shihet duke u argëtuar me gruan dhe fëmijët e tij. Javë më parë ai ishte kapur në një jaht luksoz në Budvë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, edhe këtë vikend është duke e kaluar me familje jashtë Kosovës. Ai këtë herë ka udhëtuar për në Gjermani, ndonëse të premten është ditë pune.

Disa nga mërgimtarët që jetojnë atje e kanë kapur mat Ahmetin.

Kryetari i Prishtinës në këto foto që i ka publikuar gazetari Xhevat Rexhaj shihet se në kokë mban një kapelë të bejsbollit, mbase për t'u fshehur.

"Masi i ka krye punët në Jahtë të Budves, Shpeni Ahmeti po knaqet në Gjermani, po i lakmoi boll. Në Freiburg ( europa park) ku biletat hyrëse janë mbi 50 Euro, po normal ka pare nga Jahta .... nga paparacët e mi, info ! E sa mijera mergimtare shqiptare jetojne ne Gjermani e kurrnjihere si kane dergue femijet e tyne në atë vend argetues, ngase derdhshin para për Kosovën, e tash !!!", ka shkruar gazetari Rexhaj në profilin e tij në Facebook.

Kurse, mërgimtari tjetër, Jeton Berisha, që po ashtu ka bërë publike një foto të Ahmetit në Gjermani ka treguar se si i pari Prishtinës po argëtohet në Europa Park.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat