Institucionet e Kosovës heshtin ndaj sulmit të xhamisë në Novobërdë

Aktuale

Institucionet e Kosovës heshtin ndaj sulmit të xhamisë në Novobërdë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 23:15
Kuvendi dhe Qeveria e Kosoves

Rasti që ka ndodhur para disa orëve duket se nuk u ka bërë përshtypje krerëve të shtetit. Asnjë nga institucionet nuk ka marrë mundin të reagojë lidhur me rastin, përfshirë presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin, ministrat dhe liderët tjerë të partive politike.

Ndërkaq, shumë nga ta nuk kanë hezituar të urojnë me statuse në Facebook festën e Pashkëve.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes ku për një kohë të shkurtër ka arrestuar serbin.

Lexo këtu: Serbi dëmton xhaminë në Ditën e Pashkëve, policia jep detajet

Lidhur me këtë rast deri më tani ka reaguar vetëm Lista Serbe, Partia Fjala, historianët dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat