Deputeti i LDK’së thotë se demarkacioni s’kalon – opsion mbeten zgjedhjet

Aktuale

Deputeti i LDK’së thotë se demarkacioni s’kalon – opsion mbeten zgjedhjet

Më: 16 prill 2017 Në ora: 17:39
Ilustrim

Një deputet i LDK’së po thotë se Qeveria aktuale s’i ka votat për të votuar demarkacionin. Adem Salihaj ka deklaruar se marrëveshje për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi duhet rinegociuar. Megjithëkëtë, ky zyrtar i LDK’së ka thënë se rrëzimi i Qeverisë është dëshirë e PDK’së.

Deputeti i LDK’së, Adem Salihaj ka thënë se koalicioni qeverisës vazhdon të mos i ketë votat për kalimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. 

Ai thotë se e vetmja zgjidhje në këtë situate është rinegocimi.

“Sa i përket demarkacionit, zgjidhja nuk është sjellja e tij në Kuvend. Koalicioni nuk i ka votat, sepse po t’i kishte, do ta kishte sjellë moti. Zgjidhja është te rinegocimi, nuk ka zgjidhje tjetër”, ka thënë Salihaj.

Shefi i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nëse s’kalon demarkacioni atëherë mbesin opsion zgjedhjet e reja. Të njëjtën e ka thënë edhe Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, i cili ka paralajmëruar se këtë muaj demarkacioni shkon në Kuvend për votim. 

Sidoqoftë, deputeti i LDK’së thotë se përpos Opozitës edhe PDK po e dëshiron rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr prej Isa Mustafës.

“Rrëzimin e Qeverisë, më shumë se opozita, e dëshiron PDK dhe Kadri Veseli. Arrestimet e mundshme nga Gjykata Speciale po e mbajnë ne ankth kreun e PDK-se.”, ka deklaruar ai.

Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, deputeti i LDK’së ka thënë se nuk ekziston ndonjë arsye e veçantë për këtë çështje.

“Sa i përket opozitës, ajo ka kërkuar vazhdimisht zgjedhje, kjo është në natyrën e opozitës. Megjithatë, nuk ekziston ndonjë arsye e veçantë për zgjedhje të jashtëzakonshme.  Kosova përherë ka mbajtur zgjedhje te jashtëzakonshme, por asnjëherë nuk është përmirësuar gjendja,” ka deklaruar Salihaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat