Serbia i frikësohet “Shqipërisë së Madhe”, ky është ‘kërcënimi’ radhës nga atje

Aktuale

Serbia i frikësohet “Shqipërisë së Madhe”, ky është ‘kërcënimi’ radhës nga atje

Më: 18 prill 2017 Në ora: 16:38
Ilustrim

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili tha se ekziston mundësia që vendi i tij të bashkohet me Kosovën në qoftë se perspektivat e vendeve të rajonit për të hyrë në BE vazhdon të zbehet, ka dridhur Serbinë.

Ndaj kësaj deklarate pati reagime dhe kërcënime nga vendi fqinjë Serbia. Së pari reagoi Ministri  Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandar Vulin, i cili tha se “Edi Rama me deklaratat e tij po i bën shantazh BE-së dhe po provokon një luftë në Ballkan”.

Jo shumë kohë pas tij pati edhe reagim nga drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, duke thënë se “askush nuk duhet të luajë duke u përpjekur të ngjallë idenë fashiste për një Shqipëri të Madhe”.

Mirëpo reagimet nuk mbaruar me kaq, Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq, tha sot se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës është e rrezikshme dhe nuk kontribuon asgjë në të mirë të rajonit, dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Në qoftë se është e vërtetë ajo që ka thënë  Edi Rama, atëherë kjo deklaratë ëshë shumë e rrezikshme. Kjo nuk kontribuon asgjë në të mirë të rajonit, nuk kontribuon asgjë që BE të ndryshojnë vendim, si dhe nuk kontribuo asgjë në marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka thënë Stefanoviq para gazetarëve në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat