Një kundërshtar politik lutet për Bajram Rexhepin

Aktuale

Një kundërshtar politik lutet për Bajram Rexhepin

Më: 18 prill 2017 Në ora: 20:09
Bajram Rexhepi

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka quajtur ish-kryeministrin Bajram Rexhepi si njeri që ka kaluar shumë sfida para dhe gjatë luftës, andaj ai do ta kalojë edhe atë me të cilën po përballet tani.

Bahtiri është solidarizuar me Rexhepin për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, e që aktualisht po trajtohet në QKUK pas një sulmi në tru.

“Lus Zotin që ta ndihmoj ish kryeministrin e Kosovës dhe ai të shërohet sa më shpejt. Uroj që ai t’i kthehet sa më parë familjes dhe profesionit të tij. Bajram Rexhepi ka kaluar shumë sfida para dhe gjatë luftës, dhe sigurisht se do ta kaloj edhe këtë sfidë”, ka shkruar Bahtiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat