Reagim i ashpër ndaj Matoshit: Vjellë helm kundër Kadaresë, e vet shërbehet me propagandën më të poshtër komuniste

Aktuale

Reagim i ashpër ndaj Matoshit: Vjellë helm kundër Kadaresë, e vet shërbehet me propagandën më të poshtër komuniste

Nga: B.S Më: 18 prill 2017 Në ora: 20:33
Naser Selmani e Halil Matoshi

Kreu i shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani, përmes një postimi në facebook ka reaguar ashpër ndaj Halil Matoshit, pas botimit të shkrimit të këtij të fundit.

Matoshi, duke komentuar vizitën e shkrimtarit shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, ka kritikuar rëndë Kadarenë, duke e quajtur atë edhe racist etnocentrik.

Ndërsa Selamni në reagimin e tij ka shkruar se Halil Matoshi me akuzat kundër kolosit të letrave shqipe mbetet një xhuxhë letrar dhe ziliqarë i pashpresë.

“Matoshi vjellë helmë kundër veprës së Kadaresë duke pohuar se ajo qenka e frymëzuar nga ideologjia komuniste dhe antiperendimore, ndërsa vetë shërbehet me propagandën më të poshtër komuniste për denigrimin e figurave të rëndësishme të kombit, ashtu siç patën vepruar diktatorët Hoxha apo Tito, kur dëshironin të eliminonin ndonjë figurë të rëndësishme publike”, shkruan Selmani, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Vepra e shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare është kalaja më e bukur artistike që ka ngritur një mjeshtër i fjalës shqipe. Halil Matoshi me akuzat kundër kolosit të letrave shqipe mbetet një xhuxhë letrar dhe ziliqarë i pashpresë!

Matoshi vjellë helmë kundër veprës së Kadaresë duke pohuar se ajo qenka e frymëzuar nga ideologjia komuniste dhe antiperendimore, ndërsa vetë shërbehet me propagandën më të poshtër komuniste për denigrimin e figurave të rëndësishme të kombit, ashtu siç patën vepruar diktatorët Hoxha apo Tito, kur dëshironin të eliminonin ndonjë figurë të rëndësishme publike!

Kadare mund të ketë qenë komunist, bashkëpuntor i sigurimit shqiptar, bile edhe vrasës, por ama ai është mjeshtri më i madh i letrave shqipe. Botërisht dihet se Dostoevski ka qenë një pedofil, por rusët kurrë nuk e kanë venë në dyshim veprën e tij kolosale.

Qëllimi i Matoshit dhe shefave të tij nën hije, që trumbetojnë idenë shterpe të fromimit të njëfarë kombi Kosovar, është të kompromitojë figurat më të ndritura të kulturës gjithëshqiptare, të cilat bashkojnë shpirtin dhe mendjen shqiptare.

Pas 27 vitesh të rënies së komunizmit, themelet e këtij sistemi të poshtër ende qëndrojnë të palëkundura, në të dy anët e kufirit. Kjo e pengon integrimin e shqiptarëve në strukturat euro-antlantike, e jo vepra e Kadaresë!

Disidenti çek Vaclav Havel i njihte mirë denoncuesit e komunistëve, që hiqeshin si antikomunist, prandaj kishte deklaruar se nuk ka komunist më të keq se sa një antikomunist komunist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat