Bulliqi i përgjigjet Gecajt: Ti nuk je pjesë e strukturave të LDK-së

Aktuale

Bulliqi i përgjigjet Gecajt: Ti nuk je pjesë e strukturave të LDK-së

Më: 19 prill 2017 Në ora: 14:27
Deputet i LDK-se Shpejtim Bulliqi

Përplasjet brenda deputetëve të LDK’së po vazhdojnë ende, posaçërisht për shkak të qëndrimeve të kundërta rreth Demarkacionit.

Ishte zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj  i cili tha në një emision të martën se Bulliqi e ka keqpërdor elektoratin e LDK-së, deri sa në Këshillin e Përgjithshëm të këtij subjekti, nuk votoi kundër këtij demarkimi.

Gecaj tha se është i mendimit që duhet përjashtuar nga LDK, bashkëpartiaku i tij, Shpejtim Bulliqi.

Por për këtë deklaratë të Gecajt Bulliqi tha të mërkurën për median se nuk e ka të qartë se në emër të kujt po flet Bajram Gecaj, meqë siç tha ai, ky i fundit nuk është strukturë e LDK’së.

“ Unë nuk e kam të qartë se në emër të kujt po flet Bajram Gecaj. Ai nuk është strukturë e LDK’së”, tha Bulliqi.

Ndërkohë i pyetur nëse mund të ndodh një veprim i tillë e që Bulliqi të përjashtohet nga LDK për shkak të qëndrimit të tij për Demarkacionin, ai tha se këtë nuk nuk e di.

Mirëpo një përjashtim të deputetëve kundërshtues brenda LDK’së ishte përmendur edhe nga vetë kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa. Ai kishte kërcënuar ata deputetë që s'e votojnë demarkacionin duke thënë se të njëjtë s'kanë vend në parti.

“Të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët po e kundërshtojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, nuk do kenë mundësinë që të kërkojnë më besimin e qytetarëve për të qenë deputet të LDK'së” kishte thënë Mustafa e që aludonte në ata deputetë të cilët tashmë kishin shprehur pikëpamjet e tyre për demarkacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat