Haradinaj: Gjendja po rëndohet, të shkohet në zgjedhje

Aktuale

Haradinaj: Gjendja po rëndohet, të shkohet në zgjedhje

Më: 19 prill 2017 Në ora: 23:58
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, beson se vetëm zgjedhjet e reja mund ta riparojnë gjendjen aktuale në vend.

Ai ka vlerësuar se gjendja ekzistuese çdo ditë e më shumë po bëhet më e rëndë.

Haradinaj ka thënë se shkuarja në zgjedhje të parakohshme është pjekuri politike.

Ish-kryeministri i Kosovës, i cili po mbahet në Francë që disa muaj, në bazë të një fletarrestimi nga Serbia, është shprehur i bindur se Gjykata e Kolmarit më 27 prill do ta refuzojë kërkesën e Serbisë për ekstradim dhe do ta lirojë atë.

Ai ka thënë se kërkesa e palës serbe është e padrejtë dhe e motivuar politikisht.

“Kjo kërkesë është përndjekje ndaj meje dhe nuk ka të bëjë asgjë me ligj”, ka thënë Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat