Picula: Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është impresive

Aktuale

Picula: Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është impresive

Më: 20 prill 2017 Në ora: 16:19
Kryetar i delegacionit të PE-së, Tonino Picula

(E plotësuar) - Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula ka qenë kritik ndaj institucioneve të Kosovës, duke thënë se zhvillimet në lidhje me zbatimin e ligjit, duke përfshirë drejtësinë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirisë së medias, nuk janë impresive. Po ashtu, si pas tij se Kosova ka përgatitur plane të mira, por nuk ka vullnet politik për zbatimin e tyre.

Picula e bëri këtë vlerësim sot në hapjen e Mbledhjes së Tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Sesioni i parë i punues së Mbledhjes së Tretë të KPSA-së BE-Kosovë, ka nis nën kryesimin e përbashkët nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian.

Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, tha se është bërë tani një vit që nga nënshkrimi i MSA-s mes Kosovës dhe BE-së, kur hyri në fuqi dhe se gjatë kësaj periudhe institucionet e Kosovës kanë qenë dhe janë të përkushtuara në përmbushjen e obligimeve që dalin nga kjo kontratë, të cilën ai e quajti jetike për Kosovën.

Image
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti

Haliti: Procesi i integrimit për t’u realizuar me sukses do koordinim ndërinstitucional

“Po ashtu Kuvendi i Kosovës ka miratuar programin kombëtar për zbatimin e MSA-s, për periudhën 2017-2021, i cili parasheh masat afatshkurta dhe masat afatmesme që kanë për qëllim përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga MSA-ja. Mirëpo procesi i integrimit për t’u realizuar me sukses donë përkushtim, koordinim ndërinstitucional dhe konsensus politik. Ne si komision për MSA, kemi arritur që deri diku ta kemi një konsensus të duhur, që në këtë proces të mos jemi shumë politik. Ta quaj në kuptimin e përplasjeve politike në mes të partive, por të gjithë të angazhohemi si pozita ashtu edhe opozita, që përmes përplasjeve të brendshme nëse janë, ne t’i tejkalojmë ato dhe të zbatojmë obligimet tona, duke qenë në krye të detyrës për ta  shtyrë edhe Qeverinë edhe këshillin kombëtarë për MSA-në që t’i shtyjë proceset përpara,” tha ai.

Kurse Tonino Picula, Kryetar i delegacionit të PE-së, e vlerësoi mbledhjen e vitit të kaluar si produktive, duke sjellë ndërmend rekomandimet e përbashkëta të arritura pas shumë debatesh.

Image
Kryetar i delegacionit të PE-së, Tonino Picula

Picula: Shteti juaj do të mbajë zgjedhje lokale dhe me shumë mundësi edhe qendrore

“Rezoluta e Parlamentit do të adaptohet në seancën e muajit të ardhshëm dhe ju do keni një fotografi të qartë të qëndrimit të Bashkimit Evropian. Më lejoni t’i them dy nga to. Fillimisht, zhvillimet në lidhje me zbatimin e ligjit, duke përfshirë drejtësinë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirisë së medias nuk janë impresive. Aty thuhet se plane të mira janë përgatitur, por nuk ka vullnet politik për zbatimin e tyre. Ndryshimet pozitive lidhur me legjislacionin duhet të shndërrohen në rezultate të vërteta në këto fusha, ashtu që qytetarët e Kosovës t'i shohin. Tjetra, në muajit e ardhshëm shteti juaj do të mbajë zgjedhje lokale dhe me shumë mundësi edhe qendrore. Nuk është fshehtësi se mbajtja e zgjedhjeve të mëhershme ishte kritikuar. Në mesin e shumë gjërave do doja t’u pyes për dy gjëra, duke shpresuar se do marrin përgjigje. E para, sa është punuar që Kosova të ketë zgjedhje më të mi ra në 2017? Dhe sa i ka zbatuar Kosova rekomandimet?”, pyeti ai para të pranishmëve.

Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Këshillit për Stabilizim Asociim, Enver Hoxhaj vlerësoi se në gjashtë muajt e fundit Kosova ka shënuar një përmirësim të performancës së institucioneve të saja demokratike. Si referencë kryesore përmendi prezantimin e Kosovës në raportin e fundit të Freedome House, e i cili prezantim foli shfaq që Kosova është ranguar shumë më mirë se sa disa vende të rajonit dhe shumë më mirë se sa ka qenë në vitet paraprake.

Ai ftoi 5 vendet anëtare të Parlamentit Evropian të njohin Kosovën meqë sipas tij mos njohja e Kosovës nga këto vende ka krijuar marrëdhënie komplekse dhe disa nivelesh mes Kosovës dhe BE-së. Ai po ashtu foli për rëndësinë e formimit të ushtrisë dhe liberalizimin e vizave.

Hoxhaj: Është e drejt legjitime e Kosovës që të ketë ushtrinë e saj

“Është e drejt legjitime e Kosovës që të ketë ushtrinë e saj dhe që FSK-ja të shndërrohet në ushtri të Kosovës, sikurse kërkojmë mbështetje nga ana e juaj që në të ardhmen të ndihmoni anëtarësimin e Kosovës në një ndër organizatat me të rëndësishme në fushën e sigurisë, sikurse është INTERPOL-i. Një çështje që po e luhat besimin e qytetarëve të Kosovës ndaj BE-së, është mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. KE-ja veçse ka rekomanduar pozitivisht Kosovën për një gjë të tillë, pas kritereve të plotësuara nga qeveria dhe institucionet e Kosovës. Jemi mirënjohës PE-së për mbështetjen që ka dhënë dhe jemi të vetëdijshëm që demarkacioni dhe ratifikimi i marrëveshjes është kushti i vetëm dhe i fundit. Po punojmë në mënyrë intensive për të siguruar mbështetje në Kuvendin e Kosovës, për ta ratifikuar një marrëveshje të tillë, sikurse po punojmë në mënyrë intensive që të a rrijmë një konsensus mes të gjitha forcave politike në Kosovë”, pohoi minsitri Hoxhaj.

Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë tha se çelësi për përmbushjen e 2 kushteve të mbetura për liberalizim janë në duar të Kuvendit dhe udhëheqjes së Kosovës.

Image
Shefe e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Apostolova: Kuvendi i Kosovës ka në dorë çelësin për përmbushjen e dy kushteve

“E kuptoj se heqja e vizave do të dërgojë një sinjal të fuqishëm dhe konkret tek populli i Kosovës, duke e sjellë Kosovën më afër Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim Kosova ka bërë një progres të rëndësishëm duke përmbushur kërkesa nga harta për liberalizimin e vizave. 93 nga 95 kushtet për liberalizim, janë përmbushur. Kuvendi i Kosovës dhe udhëheqja e ka në dorë çelësin për përmbushjen e këtyre dy kushteve të fundit. Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. E shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje deputetëve të Parlamentit, t'i japin fund izolimit të Kosovës dhe të mundësojnë udhëtimin e lirë për udhëtarët e Kosovës,” tha ajo.

Punimet e Mbledhjes së 3-të të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë i vazhdon punimet nesër në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës

Komisioni për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

Ka filluar mbledhja e tretë e përbashkët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Sesioni i parë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë, do të nis nën kryesimin e përbashkët, nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe Tonino Picula, Kryetar i delegacionit të PE-së. Kurse, fjalimet e hapjes do të jenë nga Enver Hoxhaj, ministër i jashtëm i Kosovës- kryetar i Këshillit për Stabilizim Asociim dhe Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së.

Komisioni vazhdon edhe të premten me sesionin e dytë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë, kurse dy bashkëkryesuesit, do të mbajnë një konferencë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat