Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosje!-s

Aktuale

Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosje!-s

Nga: A.M. Më: 21 prill 2017 Në ora: 09:36
Veton Dragusha e Blerim Maqastena

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistët Veton Dragusha e Blerim Maqastena për shkak të pjesëmarres në një protestë para disa viteve.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të lirohet aktivistët menjëherë dhe ka kërkuar që përndjekja ndaj Vetëvendosje!-s të ndalojë.

“Në vend që të luftojë strukturat ilegale dhe t'i arrestojë pjestarët e saj që çdo ditë e luftojnë shtetin tonë, pushteti kriminal i Isa Mustafës vazhdon përndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Derisa dje ky kryeministër e emëroi drejtuesin e këtyre strukturave, Ivan Todosijeviqin, për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, sot  veglat e tij arrestuan aktivistët Veton Dragusha e Blerim Maqastena, për shkak të pjesëmarres në një protestë para disa viteve.

Ka kohë që ky pushtet e ka bërë të qartë se angazhimi i tij është në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës. Ky pushtet që protestuesit i lufton haptasi është i vendosur po e shndërron Kosovën në një shtet të egër autoritar. 

Prandaj është domosdoshmëri edhe angazhimi kundër vazhdimit të kësaj qeverisjeje. 

Aktivistët duhet të lirohen menjëherë dhe përndjekja ndaj VETËVENDOSJE!-s të ndalojë”, thuhet në njoftimin e VV-së./BS 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat