Analisti gjerman: Thaçi dhe Rama duan t`i bëjnë presion Brukselit

Aktuale

Analisti gjerman: Thaçi dhe Rama duan t`i bëjnë presion Brukselit

Më: 21 prill 2017 Në ora: 10:13
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi rreth bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës janë një instrument për presion mbi Bashkimin Evropian që të mos e lërë anash rajonin.

Kështu ka vlerësuar analisti gjerman Bodo Weber për mediat serbe.

“Bëhet fjalë për ndjenjën e Shqipërisë së Madhe dhe përpjekjen e  Ramës dhe Thaçit për të ndikuar në Bruksel në mënyrë që BE-ja të mos largohet nga rajoni, pasi ajo është e preokupuar me problemet e veta dhe krizën e  brendshme. Ky është një mesazh për ta”, ka thënë ai.

Ky reagim ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar i cili ditë  më parë tha se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian venitet.

Ndërkaq, dy ditë më parë presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat