Delawie: SHBA-ja, kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim - Bota Sot
Delawie: SHBA-ja, kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim

Aktuale

E premte, 26 maj 2017

Delawie: SHBA-ja, kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim

Më: 21 prill 2017 Në ora: 13:57
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar deklaratat për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, si të “pakujdesshme”.

“Qeveria amerikane e mbështet sovranitetin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne jemi kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim dhe të reagimeve të tepruara ndaj deklaratave të tilla, të cilat minojnë qëndrueshmërinë në rajon”, tha Delawie në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Reagimi u bë pas një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portalin Politico, në të cilën tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë “por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin”.

Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, “atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”.

Kryeminstri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje, siç i ka cilësuar, përfaqësuesve politikë të shqiptarëve, që të mos dalin në opinion me deklarata për nevojën që të gjithë shqiptarët e rajonit të krijojnë shtetin e përbashkët, nëse ndalet procesi i integrimeve evropiane, ka transemtuar Beta.

“Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”, tha Vuçiq në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë.

Ndërkohë, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Maja Kocijançiq, i tha Radios Evropa e Lirë se “Ballkani Perëndimor ka një perspekitvë të qartë dhe për këtë punohet së bashku me partnerët në rajon, mbi parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pse u bashkua Ramush Haradinaj me PDK-në:

    Për postin e kryeministrit

    Kishin marrëveshje të fshehtë edhe më herët

    Nuk e di

    Shiko rezultatet
    test