Shpend Ahmeti falënderon Behgjet Pacollin për këtë gjest

Aktuale

Shpend Ahmeti falënderon Behgjet Pacollin për këtë gjest

Më: 21 prill 2017 Në ora: 21:38
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se fondacioni i piktorit të famshëm Ibrahim Kodra kishte kërkuar ndihmë që pikturat e tij të vendosen në kryeqytet.

Kjo gjë është arritur falë insistimit dhe ndihmës së liderit të AKR-së, Behgjet Pacollit, të cilin Ahmeti e ka falënderuar.

Ja shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit: 

”Piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra para vdekjes ka lënë një numër veprash dhe një fondacion për tu shpenzuar në arsimimin e fëmijëve. Ky fondacion në të cilin është Z. Behxhet Pacolli ka kërkuar nga komuna e Prishtinës që këto piktura të vendosen në Prishtinë në një objekt ku edhe do të zhvillohen aktivitete edukative.

Sot, Kuvendi Komunal aprovoi propozimin tonë, që ish ndërtesa e Bibliotekës Hivzi Sylejmani të kthehet në Muze/Galeri/Qendër Edukativo Arsimore Ibrahim Kodra, ku do të ekspozohen veprat e këtij autori të madh shqiptar, dhe do të kemi mundësi të zhvillojmë aktivitete tjera arsimore bashkë me fondacionin.

Falenderoj Z. Pacolli që ka insistuar që kjo pasuri të mbetet në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat