Jahjaga: Ushtria s`bëhet pa Amerikën

Aktuale

Jahjaga: Ushtria s`bëhet pa Amerikën

Më: 24 prill 2017 Në ora: 10:16
Ish presidentja Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ushtria e Kosovës është nisur të bëhet me partnerët strategjikë, siç është ShBA-ja dhe NATO, dhe ashtu duhet të ndodh.

Ajo ka thënë se e ardhmja e FSK-së është brilante, e cila do të jetë e barabartë me forcat tjera Euro-atlantike të NATO-s.

“FSK-ja ka një të ardhme jashtëzakonisht brilante, do ta ketë një të ardhme shumë brilante, sepse bazat në të cilat është vendosur së bashku dhe me një partneritet të plotë duke filluar me partnerët tanë strategjikë, pastaj edhe me aleatët tjerë të Kosovës, të qytetarëve të Kosovës, duke filluar nga qelizat apo celulat e para të vendosjes së strukturave të kësaj force është përgatitur në atë drejtim që FSK-ja në të ardhmen Forca e Armatosur e Kosovës, ushtria e Kosovës, të jetë e pjesë e barabartë e Forcës Atlantike të NATO-s”, ka thënë ish-presidentja Jahjaga në një intervistë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat