Konjufca takon delegacionin nga Parlamenti Frankofon i Belgjikës

Aktuale

Konjufca takon delegacionin nga Parlamenti Frankofon i Belgjikës

Më: 24 prill 2017 Në ora: 21:46
Deputetët socialistë të Parlamentit Frankofon të Belgjikës, Jean-Charles Luperto, zëvendës kryetar i Komisionit për Punë te Jashtme dhe Christophe Collignon në vizitë Lëvizjen Vetëvendosje

Dy deputetë socialistë të Parlamentit Frankofon të Belgjikës, Jean-Charles Luperto, zëvendës kryetar i Komisionit për Punë te Jashtme dhe Christophe Collignon, e kanë vizituar sot Lëvizjen Vetëvendosje, ku janë pritur nga shefi i grupit parlamentar të kësaj lëvizje, Glauk Konjufca.

Njoftimi i Vetëvendosjes:

Shefi i grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s Glauk Konjufca, bashkë me anëtarin e Kryesisë, Sami Kurteshi dhe aktivistin Arben Fetai pritën një delegacion nga Parlamenti Frankofon i Belgjikës, në përbërje të dy deputetëve socialistë, Jean-Charles Luperto, Zëvendës Kryetar i Komisionit për Punë te Jashtme, dhe Christophe Collignon, Kryetari i PS i qytetit Huy.

Në takim u bisedua për rolin e emigracionit, situatën ekoniomike, papunësinë e madhe si dhe qëndrimet e VETËVENDOSJE!-s në lidhje me këto. Deputetët socialistë u interesuan edhe për historikun dhe angazhimin e Lëvizjes. Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në temat të cilat duke pasur orientim të majtë, kanë interesim të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat