Veseli për Bajram Rexhepin: Lutemi për shërimin e tij

Aktuale

Veseli për Bajram Rexhepin: Lutemi për shërimin e tij

Më: 26 prill 2017 Në ora: 10:26
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka njoftuar për transferimin e ish kryeministrit Bjaram Rexhepi në Truqi për mjekim.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se lutet për shërimin e Rexhepit, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Me kërkesë të familjes dhe kolegjiumit mjekësor, ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është transferuar mbrëmë për rehabilitim në një qendër spitalore në Turqi. Falënderoj Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, si dhe shtetin turk, për gatishmërinë që të ndihmojnë në përpjekjet shtesë për shërimin e tij. Po ashtu, shpreh mirënjohjen time të thellë për personelin shëndetësor të QKUK-së, që me përkushtim të plotë kanë treguar kujdesin e tyre. Në këto momente, të gjithë jemi të angazhuar me familjen e z. Rexhepi dhe lutemi për shërimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat