Mediat botërore për Haradinajn: U lirua ish lideri i UÇK

Aktuale

Mediat botërore për Haradinajn: U lirua ish lideri i UÇK

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 prill 2017 Në ora: 11:30
Ramush Haradina

Drejtësia franceze ka mohuar ekstradimin e ish shefit të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, drejt Serbisë. Gjykata e Colmar vendosi kundër kërkesës serbe dhe tashmë 48 vjeçari është i lirë, shkruan mes tjerash media zvicerane “NZZ”.

Lajmi është publikuar edhe nga një sërë mediash tjera si “Der Standard”, “AFP” dhe “Reuters”.

“Ne i patëm në konsideratë të gjithë implikimet për të marrë këtë vendim,” tha një zyrtar i lartë francez, i cili dëshironte të mbetej anonim për Reuters. Ai gjithashtu nuk dëshironte ta sqaronte më gjatë./Bota sot/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat