Jahjaga i uron mirëserardhje në atdhe Ramush Haradinajt

Aktuale

Jahjaga i uron mirëserardhje në atdhe Ramush Haradinajt

Më: 27 prill 2017 Në ora: 11:41
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka përshëndetur vendimin e gjykatës në Francë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Përshëndes vendimin e drejtë të gjykatës në Francë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i bashkangjitem qytetarëve anë e kënd Kosovës për t’i dëshiruar mirëseardhje në atdhe, pranë familjes së tij”.

“Kosova, edhe një herë ka treguar se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare”.

“Ky vendim rrëzon përpjekjet e Serbisë për ta zbehur padrejtësisht përpjeken dhe luftën për liri të qytetarëve të Kosovës dhe për ta minuar përparimin tonë si shoqëri”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat