Edhe dy muaj arrest shtëpiak për katër aktivistët e Vetëvendosjes

Aktuale

Edhe dy muaj arrest shtëpiak për katër aktivistët e Vetëvendosjes

Më: 27 prill 2017 Në ora: 13:30
Aktivistët e Vetëvendosjes

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj arrestin shtëpiak Adea Batushës, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Frashër Krasniqit.

Për këtë ka njoftuar Vetëvendosje përmes një kumtese për media.

Këtë aktvendim të Gjyaktës VV e quan pothuajse përsëritje e të aktvendimit paraprak ndërsa e cilëson të padrejtë dhe që privon nga liria katër aktivistët e vet me të cilin ia mundëson zgjatjen e jetës një procesi që po mbijeton pa asnjë provë të vlefshme.

“Ky proces kryekëput politik është dëshmi e qartë e instrumentalizimit të drejtësisë për interesa të klanit kriminal “Pronto”, i cili e ka zhytur vendin në varfëri e mjerim dhe krim e korrupsion. Kjo drejtësi e kapur e cila punën e saj e kryen sipas porosive të pushtetit, në vazhdimësi është përqendruar në luftimin e opozitës, dhe ka mbyllur sytë para krimit të organizuar dhe kriminelëve që qëndrojnë mbi ligjin”, thotë kumtesa.

Në vazhdim kumtesa shton se “vendimi ndaj aktivistëve është arbitrar dhe është shkelje e të drejtave themelore të katër aktivistëve tanë, dhe si i tillë është i papranueshëm, siç është i gjithë procesi. Si pasojë e këtij procesi të montuar, i përcjellë që nga fillimi me shkelje flagrante të të drejtave elementare të njeriut, aktivisti Astrit Dehari sot nuk është në mesin tonë”.

Në fund të kumetës theksohet se “për përndjekjen e vazhdueshme të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, do të mbahet përgjegjëse ministrja Dhurata Hoxha dhe gjithë krerët e shtetit të kapur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat