Partia Turke e Kosovës: Lirimi i Haradinajt, fitore e Kosovës

Aktuale

Partia Turke e Kosovës: Lirimi i Haradinajt, fitore e Kosovës

Më: 27 prill 2017 Në ora: 14:20
Mahir Yagcilar

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, ka uruar liderin e AAK-së Ramush Haradinaj me rastin e lirimit nga autoritetet franceze nga akuzat e Serbisë.

“Partia Demokratike Turke e Kosovës përshëndet dhe mirëpret vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e kryetarit të AAK-së, ish kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj. Mendojmë se ky vdim është fitore e drejtësisë, fitore e Kosovës dhe një fitore e re e z. Haradinaj”, thuhet në urimin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat