Daul: EPP mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Daul: EPP mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 27 prill 2017 Në ora: 16:46
Joseph Daul

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, gjatë një takimi të enjten me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ka përsëritur edhe një herë mbështetjen e EPP-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si të vetmin vend në rajon që ende nuk gëzon lirinë e lëvizjes pa viza në vendet evropiane.

Në takim është biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës me theks të veçantë liberalizimin e vizave.

Daul tha pas takimit se Qeveria Mustafa ka bërë një punë të mrekullueshme në rrugën për liberalizimin e vizave dhe uron që së shpejti të përfundojë ky proces, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të jenë në gjendje të udhëtojnë më lehtë nëpër Evropë.

Ndryshe, në takim është biseduar edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë për të siguruar stabilitet dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat