New York Times: Gjykata franceze refuzoi të ekstradojë ish-liderin e Kosovës

Aktuale

New York Times: Gjykata franceze refuzoi të ekstradojë ish-liderin e Kosovës

Më: 27 prill 2017 Në ora: 20:21
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” i ka bërë jehonë lirimit të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj nga gjykata franceze e Colmarit.

Në artikullin e sotëm “Gjykata franceze refuzoi të ekstradojë ish-liderin e Kosovës”, gazeta përkujton se Haradinaj ishte arrestuar në janar në aeroportin e Bazelit, në afërsi të kufirit me Zvicrën, pas arritjes nga Prishtina.

Gazeta gjithashtu shkruan se Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, në kohën kur administrohej nga  Kombet e Bashkuara.

“Arrestimi i Haradinajt ka ngritur tensionet ndërmjet dy shteteve”, përkujton “New York Times”, e cila në vazhdim shkruan se kohë më parë presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i ka ndarë Haradinajt nënshtetësinë shqiptare.

Image
Artikulli i New York Times
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat