”Intonimi i Zeqirja Ibrahimit, benzinë zjarrit”

Aktuale

”Intonimi i Zeqirja Ibrahimit, benzinë zjarrit”

Më: 28 prill 2017 Në ora: 00:11
Zeqirja Ibrahimi

Nuri Bexheti profesor universitar ka thënë se intonimi i himnit kombëtar shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë nga Zeqirja Ibrahimi, nuk ishte i nevojshëm.

Ai ka thënë se një gjë të tillë e konsideron më tepër incident pasi sipas tij ajo ishte ngjashëm si të hedhësh benzin në zjarr.

Këto deklarime Bexheti i dha në Ora e Fundit teksa shtoi se ditëve në vazhdim pritet të shtohet edhe më shumë presioni ndërkombëtar për krizën e shkaktuar në Maqedoni.

”Ishte një deputet. Nuk sjell gjë ajo, nuk ka asgjë për mua”.

”Është më shumë të hedhësh benzin në zjarr. Nuk kishim nevojë për një skenë të tillë ne”.

”Nuk fiton asgjë me një gjë të tillë. Ka pasur skena më të forta duke thyer mikrofonat, por s’sjell gjë, e konsideroj incident”.

”Besoj që presioni ndërkombëtar do të vie edhe më shumë në ditët në vazhdim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat