Shala në Itali kërkon bashkëpunim për mjedisin

Aktuale

Shala në Itali kërkon bashkëpunim për mjedisin

Më: 28 prill 2017 Në ora: 09:43
Ministri Shala ka takuar Frederika Fratoni

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali, ka takuar Frederika Fratonin, ministre Rajonale për Mjedis e Rajonit të Toskanës.

Sipas njoftimit të MMPH-së, në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në mes të Kosovës dhe Rajonit të Toskanës së Italisë.

“Me theks të veçantë është diskutuar për shkëmbimin e përvojave profesionale në sektorin e mjedisit dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta. Si rezultat i këtij takimi në të ardhmen pritet nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit dhe formimi i grupeve të përbashkëta të punës për konkretizimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga Kosova dhe Ministrisë Rajonale për Mjedis të Rajonit të Toskanës”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat