Mustafa për gjendjen në Maqedoni: Ende po shërojmë plagët e luftës, të evitohet më e keqja

Aktuale

Mustafa për gjendjen në Maqedoni: Ende po shërojmë plagët e luftës, të evitohet më e keqja

Nga: G.B Më: 28 prill 2017 Në ora: 14:28
Pamje nga dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, ja përleshja me kriminelët sllavomaqedon

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit kryetar i Kuvendit në Maqedoni.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Ballkani Perëndimor ende po shërohet nga plagët e luftës dhe dhunës, andaj duhet ë evitohet më e keqja, përcjell Bota sot.

Image
Mustafa për gjendjen në Maqedoni: Ende po shërojmë plagët e luftës, të evitohet më e keqja

Postimi i plotë:

Uroj zgjedhjen e z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve. 
Kam besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidoj institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj. 
Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat