Nitaj tregon se çfarë u bisedua në mbledhjen ‘urgjente’ të AAK-së

Aktuale

Nitaj tregon se çfarë u bisedua në mbledhjen ‘urgjente’ të AAK-së

Më: 28 prill 2017 Në ora: 16:40
Muharrem Nitaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur të premten  një takim më Këshillin e Përgjithshëm dhe atë Drejtues, pas kthimit të kryetarit të kësaj partie Ramush Haradinaj nga Franca, ku ishte mbajtur 4 muaj, pas ndalimit nga një fletëarrest të lëshuar nga Serbia.

Ky takim sipas Muharrem Nitaj anëtarë i kryesisë dhe zëdhënës i AAK-së ka qenë i karakterit informues për aktivitetet që ka bërë Haradinaj gjatë qëndrimit në Francë dhe aktivitet që ka bërë AAK gjatë kësaj periudhe.

Nitaj ka treguar se në këtë takim janë diskutuar edhe zhvillimet aktuale politike por, q ë nuk ka pasur ndonjë vendim për ndonjë çështje.

“Takimi ka qenë më shumë i karakterit informues për aktivitet që ka mbajtur kryetari Haradinaj gjatë qëndrimit në Francë dhe po ashtu aktivitetet që ka bërë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë kohës kur Haradinaj ka qe ë në Francë.

Në këtë takim janë diskutuar edhe zhvillimet aktuale politike në vend por, nuk ka pasur ndonjë vendim për ndonjë çështje t ë caktuar”, ka thënë Nitaj.

Haradinja pas kthimit nga Franca ka mbajtur gjatë ditës së premte një takim me strukturat udhëhe ëse të partisë.

Ai  është kthyer  ë Prishtinë t ë enjten në mbrëmje pas vendimit të gjykatës në Colmar të Francës për t ë refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim të Haradianjt n ë Serbi.

Kreu i AAK-s ë ishte ndalur nga autoritet franceze m ë 4 janar, pas një fletëarresti të lëshuar ndaj tij nga Serbia e cila e akuzon at ë për krime lufte ndaj civil ëve serb gjatë viteve 1998/99.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat