NISMA: Avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni është i pandalshëm

Aktuale

NISMA: Avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni është i pandalshëm

Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:51
Kryesia e NISMA për Kosovën në mbledhjen e sotme

Kryesia e NISMA për Kosovën në mbledhjen e sotme ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Maqedoni.

NISMA për Kosovën konsideron se avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni bazuar në platformën e miratuar nga partitë politike shqiptare është i pandalshëm.

“Përpjekjet që përmes përdorimit të dhunës të ndërpritet ky proces janë të pa pranueshme dhe si të tilla të dënueshme”, thuhet në komunikatën për media.

NISMA mbështet angazhimin e forcave përparimtare të Maqedonisë dhe faktorët ndërkombëtar, si SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, në përpjekjet e tyre për tejkalimin e situatës së krijuar pas zhvillimeve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat