Pacolli uron Presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta

Aktuale

Pacolli uron Presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta

Më: 28 prill 2017 Në ora: 20:09
Pacolli, Mejdani, Meta

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli e ka uruar Presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Ilir Meta, për të cilin ka thënë se ndan përvoja të jashtëzakonshme gjatë kohës së lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Urimi i Pacollit:

Presidenti Ilir Meta....

Sapo telefonova Presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë z.Ilir Meta dhe ja urova zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar. Me z. Meta ndaj përvoja të jashtëzakonshme gjatë kohës së lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Z. Meta në cilësinë e ministrit të jashtëm në atë kohë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Jam i bindur se Shqipëria e ka sot presidentin e duhur i cili do ta unifikojë skenën politike në vend. Urime President, urime vëllau im!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat