Sejdiu kritikon qeverinë Mustafa, thotë se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Aktuale

Sejdiu kritikon qeverinë Mustafa, thotë se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Më: 28 prill 2017 Në ora: 22:32
Sejdiu dhe Mustafa

Ish-presidenti i Kosovës thotë se qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa është dashur të jetë me e përgjegjshme kur është fjala për ruajtjen e sovranitetit të vendit. Ndërkohë thekson se ka shenja se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ish-kryetari i LDK’së Fatmir Sejdiu ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa.

“Unë mendoj se ka pas nevojë për një përgjegjësi shumë më të madhe, absolutisht po. E them pa rezervë”, tha Sejdiu.

Thotë se sovraniteti i vendit duhet ruajtur në çdo proces.

‘Sovraniteti i vendit duhet të ruhet në vendim marrje dhe në proceset e nevojshme që të ruhet ai sovranitet i garantuar i Kosovës”, tha Sejdiu.

Thotë se ka shenja për zgjedhje të parakohshme.

“Të parakohshme sa e shoh se po. Në këto zhvillime në këto gjuajtje që i gjejmë ditë e përditë. Në njëfarë mënyre jo do të ndodh kjo jo do të ndodh kjo’, tha Sejdiu, për emisionin ‘Debat’ në RTK.

Thotë se ka mosmarrëveshje në mes të partnerëve në koalicion e cila po vërehet nga të gjithë.

‘Unë nuk them se kanë raporte të këqija personale por them se nga ajo që e shohim në publik ..ose mund të jetë e papërgjegjshme e themi edhe kështu. Unë s’mendoj se qytetarët kanë nevojë të bëhet lojë me ta”, tha Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat