Haradinaj: Bllokada politike në vend po i vonon proceset e rëndësishme

Aktuale

Haradinaj: Bllokada politike në vend po i vonon proceset e rëndësishme

Më: 29 prill 2017 Në ora: 10:58
Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se bllokada politike në vend është duke vonuar proceset me rëndësi për vendin.

Ai këtë e ka thënë në një tryezë të organizuar nga Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës ku është diskutuar rreth integrimeve euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kosova ka dal prej luftës duke mos trashëguar ndonjë forcë ushtarake sikurse vendet tjera të ish-Jugosllavisë”.

“Prandaj ka filluar nga zero krijimin e forcave të saj ushtarake”, ka thënë Haradinaj.

Ai këtu ka theksuar se problem i Kosovës në themelimin e ushtrisë është Lista Serbe.

“Ajo është dorë e zgjatur e Serbisë dhe nuk pajtohet me ndryshimet kushtetuese që kërkohen për themelimin e ushtrisë”, ka shtuar Haradinaj.

Por, sipas tij edhe bllokada politike që po ndodhë muajt e fundit po i vonon proceset, sikurse është edhe çështja e demarkacionit.

“Qeveria e ka injoruar krijimin e legjislativit në përputhje me direktivat që çojnë në anëtarësim në NATO.

“NATO ka kontribuar në Kosovë në trajnime të trupave tanë tash e pas luftës”, ka vazhduar ai.

“Por për çudi nuk ka asgjë konkrete për anëtarësim në këtë organizatë dhe se 83% të trupave të FSK-së janë pensionuar vetëm duke u trajnuar.

Haradinaj ka thënë se shpreson që gjeneratat e reja ushtarake të mos pensionohen vetëm duke ndjekur trajnime dhe se për këtë NATO duhet të marrë hapa konkret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat