Gecaj ironizon me Qosjen: Hipokrizia e pakufishme e një kritike

Aktuale

Gecaj ironizon me Qosjen: Hipokrizia e pakufishme e një kritike

Nga: A. Zh Më: 30 prill 2017 Në ora: 10:41
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj një shkrimi autorial të Rexhep Qosjes, i cili akuzoi Partinë Demokratike të Lulzim Bashës në Shqipëri dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në postimin e tij në Facebook, Gecaj ka shkruar se Qosja ka futur edhe një herë në veprim hipokrizinë e pakufishme dhe të pakuptimtë të tij, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se Qosja kritikon vazhdimisht mënyrat e kundërshtimit të opozitës në Shqipëri, por jo edhe opozitës në Kosovë.

Postimi i plotë i Gecajt:

“HIPOKRIZIA E NJË KRITIKE

“Le ta kemi të qartë se me politikë çadrore, me ultimatume çadrore, me mosbindje çadrore, me sjellje çadrore, që synojnë rrënimin e shtetit, me politikën shpërfillëse çadrore ndaj diplomatëve e përfaqësuesve amerikanë dhe evropianë, ne vetëm sa e komprometojmë mendjen tonë politike dhe e cenojmë gjasën që na e ka sjellë ky shekull.”

Dikush to të thoshte se më në fund Rexhep Qosja është këndellë dhe ka kuptuar realitetin; ka kuptuar pra se politikat destruktive opozitare në Kosovë nuk nxjerrin asnjë të mirë për askënd. Por jo! Ja që Qosja në këtë rast edhe një herë futë në veprim hipokrizinë e pakufishme dhe të pakuptimtë të tij. Ai këtu kritikon mënyrat e kundërshtimit të opozitës në Shqipëri, edhe pse asnjëherë dhe në asnjë rast nuk e bëri të njëjtën ndaj opozitës në Kosovës, për veprime dhe metoda largë më destruktive dhe më të dëmshme se sa këto të cilat ai i numëron këtu” (sic.)./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat