Selimi: Premtimi për paga, manipulim me qytetarët

Aktuale

Selimi: Premtimi për paga, manipulim me qytetarët

Më: 5 maj 2017 Në ora: 01:10
Fitim Selimi, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Fitim Selimi, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se premtimi për rritje të pagave nga ana e kryeministrit Isa Mustafa është vetëm manipulim me qytetarët.

“Edhe AAK por edhe personalisht mendoj – se në këtë situatë të përmendet ngritja e pagave është vetëm një gjë e fundit e kryeministrit për të fituar kohë, për ta mbajtur dhe pak këtë qeverisje”.

“Ky është vetëm manipulim, pasi siç po diskutohet zgjedhjet po afrohen”.

Selimi ka thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme tashmë.

“Çështja e zgjedhjeve nuk është me vetëm preukupim i partive, por edhe i të gjithë qytetarëve”.

“Ky koalicion i ka sjellë vendit vetëm gjëra të këqija”.

Selimi këto komente i ka bërë  në Ballë për Ballë.

Ai madje ka thënë se mocioni i NISMA-s për rrëzimin e Qeverisë do të mbështete edhe nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Selimi ka treguar se ai do të jetë edhe kandidat i AAK-së për komunën e Lipjanit, ndërsa ka vlerësuar se në këtë komunë ka vazhduar keqqeverisja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat