Kryeministri Mustafa flet për rritjen e pagave

Aktuale

Kryeministri Mustafa flet për rritjen e pagave

Nga: B.S Më: 5 maj 2017 Në ora: 09:15
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka folur rreth rritjes së pagave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar që të rriten pagat për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Në mbledhjen e Qeverisë kërkova të përgatitet rritja e pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë. Kemi treguar rritjen më të lartë ekonomike në rajon, stabilitet buxhetor dhe disiplinë shembullore financiare. IM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat