Hoxhaj për median greke: Greqia ta njoh Kosovën

Aktuale

Hoxhaj për median greke: Greqia ta njoh Kosovën

Më: 8 maj 2017 Në ora: 17:04
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, gjatë vizitës në Greqi ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë. 

Ministri Hoxhaj ka thënë se njohja e Kosovës nga shteti grek do të shënonte një miqësi të re politike mes dy vendeve në rajon. 

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare. Ai ka theksuar rolin e përfaqësuesve diplomatikë që shërbejnë në Kosovë, si dhe ushtarëve grekë të cilët kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it, si dhe misioneve të tjera të rëndësishme për shtet-ndërtimin e Kosovës.

Përveç marrëdhënieve me Greqinë, në këtë intervistë Hoxhaj ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë, dialogun me Serbinë, si dhe zhvillimet rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat