Quni-Veselit e Thaçit: Më bën të qëndroj në parlament, derisa t’ju shoh prapa grilave

Aktuale

Quni-Veselit e Thaçit: Më bën të qëndroj në parlament, derisa t’ju shoh prapa grilave

Nga: B.S Më: 10 maj 2017 Në ora: 13:38
Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni

Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni ka hedhur akuza të rënda ndaj PDK-së, duke thënë se ka dashur të dorëhiqet nga politika, por po qëndron për shkak të Veselit dhe Thaçit, raporton Bota sot.

“Isha në mendime të tërhiqem nga jeta politike pas këtij mandati. Por kur e shoh ketë hipokrizi të njerëzve që i njoh nga lufta nga vijat e frontit dhe e di se në disa situata kane dështuar. Para publikut paraqiten se heronj e janë frikacakë. Këta janë njerëz që te lënë në gjysmë të rrugës. Sot mundem me u ndi fitimtar. Por z.Veseli, z.Thaçi, ju jeni arsyeja që më bëni të qëndroj në këtë parlament. Për të gjitha ato qe keni bërë po më detyroni të qëndroj derisa t’ju shoh prapa grilave.  Ju vini nga një formacion shume i dyshimtë, që  duhet të jap përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Quni në fjalimin e tij në Kuvend.

Ai ka shtuar se ata duhet të japin përgjegjësi dhe se janë humbësit.

“Në finale keni me u demasku dhe qytetarët do ta kuptojnë se ju nuk jeni për rendin kushtetues. Ju duhet te jepni përgjegjësi. Mos mendoni se jeni fitimtarë sepse në finale ju do të jeni humbësit”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat