Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se deputetët e LDK-së, Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë në Gjykatën Speciale, përcjell Bota sot.
Këtë deputetja Musliu tha se ia ka thënë një kolegë nga LDK-ja.
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, deputeti Quni tha se emblema e UÇK-së nuk është emblemë prapa së cilës duhet të fshihen ata që kanë kryer krime lufte.
Kurse deputeti Adem Salihaj tha se askush nuk e ka kontaktuar lidhur me këtë.
“Nuk kam faj nëse dikush jeton në ankth nga gjykata speciale”, ka thënë Salihaj./BS/