BE deklarohet për mocionin, zgjedhjet dhe demarkacionin

Aktuale

BE deklarohet për mocionin, zgjedhjet dhe demarkacionin

Më: 13 maj 2017 Në ora: 20:09
Flamuri i BE-së

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje liderëve politikë që të sigurohen që zgjedhjet e parakohshme dhe fushata zgjedhore të zhvillohen në përputhje me standardet demokratike. Ndërsa, qëndrimi i BE-së për mocionin e mosbesimit është se është bërë në kohë kritike për Kosovën dhe reformat e saj lidhur me BE. 

“Ne kemi përcjellur votën mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, shkarkimin e Qeverisë dhe shpalljen nga Presidenti, zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 11 qershor. Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë që të sigurojnë që zgjedhjet e parakohshme dhe fushatat paraprake të zhvillohen në përputhje me standardet demokratike” ka thënë zyrtari nga BE Aleco Smerilli, nga zyra për Negocimet e Politikës së Fqinjësisë dhe Zgjerimit.

Të pyetur për mocionin përmes së cilit u rrëzua qeveria e kryeministrit Isa Mustafa, Aleco ka thënë se qëndrimi i BE-së për votën e mosbesimit dhe zgjedhjet e parakohshme është se janë shfaqur në kohë kritike për Kosovën dhe reformat e saj lidhur me BE.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë dhe institucioneve të Kosovës që të mos i harrojnë sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova. Është thelbësore që puna e rëndësishme e ndërlidhur me promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik, Dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe liberalizimi i vizave tëvazhdojë për të mirën e popullit të Kosovës” ka thënë në një përgjigje eltronike, Aleco nga BE.
Ai ka shtuar se reformat e BE-së dhe ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi duhet të jenë prioritetet e menjëhershme të çdo qeverie të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat