Jave e ndarjes së koalicionit të madh dhe fitores së opozitës

Aktuale

Jave e ndarjes së koalicionit të madh dhe fitores së opozitës

Më: 14 maj 2017 Në ora: 14:33
Kryeministri Mustafa në Kuvend

Java filloi me përçarjet që dolën në shesh në mes të partnerëve të koalicionit PDK-LDK, i cili përfundoi me rrëzimin e Qeverisë, shkarkimin e Kuvendit dhe caktimin e datës 11 qershor, si ditë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vendin tonë.

E hëna filloi me dështimin e mbledhjes së Qeverisë, në të cilën ishte paraparë dërgimi i demarkacionit me Malin e Zi. Aty mungonin ministrat e PDK-së, dhe kryeministri Isa Mustafa, i cili ishte në takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie. Pas kësaj, Mustafa, është takuar me anëtarët e kryesisë së LDK-së. E kur takimi përfundoi, foli vetëm Arban Abrashi.

Abrashi: Demarkacioni në Kuvend pas mocionit

“Ka qenë një takim jo formal i kryetarit me disa me anëtarëve të kryesisë. Thjeshtë një diskutim për atë se çfarë ka ndodh sot paradite. Edhe ajo vetëm është e njohur për publikun. Ka pasur një takim në mes të partnerëve të koalicionit, në prani të përfaqësuesve të SHBA- ve, ku është diskutuar edhe çështja e demarkacionit dhe tani siç dihet dhe për publikun, çështja e demarkacionit do të paraqitet në Qeveri dhe në Kuvend pas të mërkurës.. Demarkacioni do të vie në rend dite dhe do të kalojë pas të mërkurës, pas mocionit”, tha ai.

Kurse, i menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj: Kjo Qeveri s’do të arrijë ta procedojë Demarkacionin të mërkurën

“Nuk besoj që do të arrij të procedohet në Kuvend, pasi që të mërkurën është mocioni i votëbesimit ndaj Qeverisë dhe do të rrëzohet me vota po thuajse kushtetues....ju e dini që kemi thënë se do t’i mbledhim votat për inicimin e mocionit dhe i kemi arritur 42 vota të deputetëve që i falënderoj këtë qeveri dhe i falënderoj paraprakisht që do ta rrëzojnë prapë një numër shumë i madh i deputetëve këtë qeveri”, tha Lekaj.

Për mocionin dhe koalicionin foli edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Osmani.

Osmani: Nëse votohet mocioni, LDK nuk do ta njeh Thaçin president

“Mbi bazën e kësaj LDK-ja ka votuar Hashim Thaçin president, ashtu siç kanë votuar edhe deputet e PDK-së për zgjedhjen e Isa Mustafës kryeministër. Në rast të prishjes së kësaj marrëveshje, këtij koalicioni i cili në mënyrë precize paraqet se nuk duhet të ketë mocion dhe nëse kjo ndodh, atëherë LDK nuk do ta njeh as pozitën e presidentit. Nuk do ta njeh Hashim Thaçin si president dhe do të këtë një situatë të komplikuar në këtë relacion mes LDK-së dhe institucionit më të larët të shtetit. Konsideroj që kjo ikej prej përgjegjësisë, qoftë për shkaqe të cilat priten me ndodh për shkak të pakënaqësive të tjera apo për shkak që kanë rënë nën ndikimin e opozitës, konsideroj që do të ketë një moment tjetër të cilin do të kemi momentin e mos njohjes dhe mos pranimit të presidentit në kryerjen e detyrës së tij“, tha Osmani.

Ndërsa, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se Qeveria po zmbrapset në vazhdimësi.

Ymeri: Është shumë mirë që kjo marrëveshje e vdekur nuk u ringjall

“Sot e pamë edhe një zmbrapsje të Qeverisë së Kosovës, të kryeministrit të Kosovës, karshi marrëveshjes për Demarkacionin. Pra, edhe njëherë Qeveria nuk pati as guxim, as gatishmëri që këtë marrëveshje ta sjellë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kjo flet edhe për Qeverinë edhe për marrëveshjen. Andaj, këto zmbrapsje të vazhdueshme tregojnë qartë që edhe Qeveria në vete e di që kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e dëmshme për Kosovën. Edhe e di që ratifikimi i saj do ta dëmtonte shumë Republikën e Kosovës dhe në këtë drejtim nuk po ka guxim që ta ndërmarrë një hap të tillë. Është shumë mirë që kjo marrëveshje nuk u ringjall edhe sot, përkundër tentimeve të vazhdueshme të Qeverisë që ta ringjallë këtë marrëveshje të vdekur. Dhe është shumë mirë për Kosovën që marrëveshja për Demarkacion në asnjë mënyrë të mos bëhet realitet institucional dhe të ratifikohet në kuvend”, tha&nb sp; Ymeri.

Të martën dolën publike edhe takimet e para të përfaqësuesve të LDK-së dhe AKR-së për koalicione të mundshme.

Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu

“Jo jo nuk kemi bërë takime të nivelit zyrtar ose formal, çdo gjë është bërë ose në  takime rasti ose takime për diskutime të bashkëpunimit potencial, por jo diçka formalisht.....AKR si parti liberale është gjithmonë e hapur ndaj bisedave me të gjitha partitë ose subjektet politike në Kosovë, natyrisht për zbatimin e programit të AKR-së veçanërisht në sektorin ekonomik, por edhe në sferat e tjera. Mirëpo, diçka konkrete nuk ka as me bisedimet me LDK-në apo ndonjë subjekt tjetër dhe ne do të vlerësojmë atë që është më së miri për qytetarët e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht edhe vendimet tona gjithmonë do të merren parasysh në mënyrë primare çka është më së miri për vendin tonë dhe për qytetarët e pastaj për çdo gjë tjetër, kështu që jemi në proces të analizës se çka duhet bërë dhe si duhet hyrë në zgjedhjet që po trokasin si duket në derë dhe shumë shpejt strukturat e partisë do të m arrin vendimin e duhur”, tha Sejdiu.

E mërkura ishte dita kur edhe u rrëzua Qeveria. Seanca ku shqyrtohej mocioni i opozitës për mosbesimin e Qeverisë filloi me propozuesit e mocionit, pastaj fjalën e morri edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami

“Tashmë është e qartë që kjo qeveri ka dështuar në planet dhe programet e saja. Si pasojë e kësaj qeverie vendi ynë që 1 vit e gjysmë është në krizë politike. Në shoqërinë demokratike, mocioni është mjet demokratik, të cilin mund ta përdorë opozita sa herë që ajo është e bindur që vendi po qeveriset keq. Ne jemi të bindur se vendi ynë ka nevojë për një qeverisje ndryshe. Marrëveshja në Bruksel konkretisht marrëveshje për komunat serbe, doli të jetë në kundërshtim me Kushtetutën. Marrëveshja me Malin e Zi, mos funksionimin e Kuvendit dhe Qeverisë këtë e kemi parë shumë herë dhe këtë vit. Duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese i ftoj deputetët e Kuvendit të votojnë mosbesimin ndaj kësaj qeverie”, ka thënë Bajrami.

Mustafa: Konsideroj që mocioni është një pamflet

“Mocioni i mos besimit, përfshi edhe deklarimin këtu që u dha sot. Konsideroj që është një pamflet politik, pa asnjë bazë argumentuese. Është një tendencë që dobësitë, keqpërdorimet, dëmet të cilat janë krijuar nga qeverisjet e kaluara , përfshirë edhe nga disa individë që e kanë nënshkruar këtë peticion t’i mveshen kësaj qeverie. Kjo sjellje është e pa pranueshme. Ajo mund të shërbejë vetëm për larje të hesapeve politike. Por faktet në asnjë rast nuk ndryshohen. Vlerësoj se peticioni ka për pasojë destabilizimin e vendit përmes krijimit të mos besimit në institucione dhe të krijimit të vakumit institucional. Në qeverinë time s’ka ministra që kanë klientelën e tyre. Në qeverinë time s’ka afera për asnjë individ. Andaj unë mburrem për njerëzit që kam punuar. Nuk janë kriminelë. Na kanë gjuajtur me gurë, me molotov, sepse ne nuk kemi banda që na mbrojnë. Pa marrë parasysh epilogun ne do të dalim fitu es. Sa i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës, unë mund t’ju garantoj se gjithë infrastruktura ligjore , gjatë mandatit të kësaj qeverie është hartuar dhe përmbyllur për transformimin e FSK-së në FAK. Shkuarja në zgjedhje të reja e vonon procesin e themelimit të ushtrisë së Kosovës”, tha Mustafa.

Por kur iu dha fjala përfaqësuesve të koalicionit nga PDK-ja, u pa që tanimë koalicioni ka marrë fund.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti

“Ky mocion është se në këtë vend ka ngecje. Janë ngecje evidente. Në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. S’e di se si e ndieni secili prej jush, por kemi me qindra e mijëra qytetarë që na trokasin për hallet e tyre dhe mos mundësitë e tyre që të bëjnë jetën normale për shkak të kushteve të keqja edhe për shkak të mungesë së vendeve të punës. Kemi pasur ngecje që lidhen drejtpërdrejt me institucionet tona. A e dinin se sa të rinj sot vështrojnë këtë dhe kanë pritur që sot ose një ditë do të merrnim vendime të rëndësishme që ata do të mund të lëviznin lirshëm nëpër shtetet e Evropës dhe kudo që ata dëshirojnë. Kemi pasur po ashtu pritje për ushtrinë. Në këtë situatë vullneti i PDK-së është në harmoni me kërkesat e qytetarëve dhe ne jemi unik në qëndrimet tona si deputet ashtu edhe në organet e partisë. Andaj deputetët sot i ftoj që ta bartin këtë vullnet që është v ullneti i qytetarëve, andaj ju ftoj që sot ta përkrahni këtë vullnet”, tha Pajaziti.ndërkohë edhe opozita kërkonte që kjo ‘qeveri të shkoj në shtëpi’.

Seance vazhdoi kryesisht me akuza dhe kundër akuzat e deputetëve të koalicionit PDK-LDK.

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli

“Mocioni më vjen keq për të thënë, por duhet ta them, mocioni është formalisht mocion që e ka ngritur opozita. Më vjen keq që keni rënë në kurthin e tjetër kujt. Edhe PDK ka të drejtë të bëjë mocion. Edhe LDK ka mundur të bëjë mocion. Nuk është mirë dhe mendoj që është pozitë e mjerueshme që PDK të fshihet pas opozitës. Po i drejtohem Zenunit me vullnetin e qytetarëve, Zenun që as fëmijët më s’mund për të përbirë këtë hipokrizi. Se ishte hipokrizi s’ka dyshim, por të paktën mos u bëni qesharak. Krejt në fund për të mos qenë hipokrit, ndaj vetes dhe partisë që i takoj që 27 vjet, udhëheqja politike e LDK duhet ta ketë të qartë se ka vetëm një interes, interesin nacional të qytetarëve”, tha deputetja Tërmkolli. Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka kritikuar rëndë partitë tjera e sidomos PDK-në, dhe duke lartësuar punën e Qeverisë të udhëhequr nga Isa Mustafa. Sipas saj, kjo Qeveri është e vetm ja që punoi nën presion të dhunës që nga dita e parë.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj

“Duke parë disponimin në parlament po shihet se ne nga sot po shkojmë në zgjedhje dhe mocioni për mosbesim do të ketë sukses dhe do të ishte mirë t’i kursejmë edhe parlamentin, edhe qytetarët e Kosovës që mos të fillojë fushatën këtu. Unë mendoj se së paku në tri raste Qeveria e Kosovës ka qenë dashur të japë dorëheqje për të mos pritur mocionin e mosbesimit. Dhe një nga rastet kryesore ka qenë momenti kur Kushtetuta e Kosovës në 23 nene është rrezikuar të shkelet”, theksoi Limaj.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni

“Një gjë dua t’ju garantoj z. Veseli, z. Thaçi, ju jeni arsyeja që më detyroni të  qëndrojë ende në këtë parlament, ndoshta e ndieni fitimtar veten në këtë betejë, por do të shihemi në finale. Mirëpo, një gjë dua t’ju garantoj të gjitha ato mjerime që ju ia keni shkaktuar Kosovës, për të gjitha ato shantazhe për të gjitha ato manipulime që i keni bërë. Ju po më detyroni të qëndroj këtu derisa t’ju shoh juve prapa grilave”, tha deputeti Quni.

I menjëhershëm ishte kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Veseli: Nuk e di a fole si profet a si hero, nuk të mora vesh asgjë

“Valla s’e di a fole si profet a si hero, nuk të mora vesh asgjë. Por, megjithatë ta vazhdojmë seancën, por për këto çka fole flasim kur të duash, edhe si të duash”, iu përgjigj Veseli Qunit.

Akuzat e LDK-së i vazhdoi deputetja, Vjosa Osmani.

Osmani: PDK ka insistuar që demarkacioni të vijë në Kuvend për të dështuar

“Hajde të flasim edhe për demarkacionin, PDK ka insistuar që demarkacioni të vijë në Kuvend për të dështuar, rrjedhimisht që mos të plotësohen kushtet për liberalizimin e vizave. E rrjedhimisht, duke dalë kështu edhe në kundërshtim me qëndrimet e partnerëve tanë strategjikë. Ky ka qenë qëllimi që pastaj ta mbulonte thikën pas shpine të votimit të mocionit”, theksoi Osmani.

Veseli derisa deputetët flisnin për kontratën për Axos, ka thënë se ka filluar fushata elektorale.

Veseli: Gjithsesi se jemi në fushatë elektorale

“Gjithsesi që jemi në fushatë elektorale, ka filluar, heronj e të mençur, akademik, paska deshtë të fillojmë moti këtë punë, jemi vonuar”, tha Veseli.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në fund votuan për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Me vota 78 për, 34 kundër dhe 3 abstenim, ata vendosën që “Qeveria të shkojë në shtëpi”.

Menjëherë pasi kaloi mocioni pozitë e opozitë, folën për media.

Lideri i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj

“Dhe ia dhanë një mundësi vendit me shkua në zgjedhje të parakohshme. Ne presim sipas afatit ligjor që vendi të shkoj në zgjedhje, që do të thotë prej 30 deri në 45 ditë. Sot na mbështetën deputetët e parlamentit të Kosovës në këtë mocion dhe ju i keni parë nga diskutimet dhe debatet dhe vota e deputetit të Parlamentit të Kosovës është votë sovrane. I falënderoj të gjithë mbështetësit, të gjithë ata që kanë votuar për shkarkimin e kësaj Qeverie, apo për marrjen e besimit të kësaj qeverie të nisur nga Nisma për Kosovën”, tha Limaj.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj

“Sot vendosi sovrani, vendosën deputetët me 78 vota pro mocionit, do të thotë kjo qeveri më në fund morri fund dhe kjo keqqeverisje do të mbahet mend në histori për mos vendimmarrje dhe për zbehje të shtetit, por, edhe për atë varfërinë që u ka ofruar qytetarëve. Prandaj, ne do të shkojmë në zgjedhje dhe shpresoj që zgjedhjet do të jenë demokratike, pa tensione, pa destabilizim dhe këto më tepër kanë qenë dhe janë përmend nga Qeveria për ta ruajtur karrigen, por siç e kemi bërë të ditur se sa, që tre vite se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha segmentet. Edhe në vendimmarrje që e forcojnë shtetin edhe në zhvillim ekonomik edhe në shëndetësi, edhe në arsim, edhe në infrastrukturë dhe në të gjitha ato që më së paku kanë përfituar qytetarët”, tha ai.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje

“Edhe hiq pa fjalime e deputetëve të opozitës, vet këta çka kanë thënë për njëri tjetrin është mjaftë për të konkluduar se çfarë qeverisje kemi pasur....po të vazhdonte qeverisja e vendit në këtë përbërje edhe një vit pa kurrfarë koncepti për zhvillimin e Kosovës, me këtë ikje të madhe, me këtë drejtësi të kapur dhe me qytetar pa kurrfarë shprese mendoj që kosto do t’i rritej PDK-së në zgjedhjet e ardhshme...Me sa jam kompetentë për disponimin e brendshëm të VV-së, Isa Mustafa nuk mund të jetë partnerë i bashkëpun imit qeverisës çfarëdo varianti me VV-në”, tha Konjufca.

Ismet Beqiri nga LDK

“Të gjitha partitë me një mënyrë janë bërë në njërën anë, kushtimisht të gjitha partitë, sepse u pa edhe nga votat dhe kjo nuk është punë e opozitës sepse I kanë ato 30 vota që I kanë. Kështu që këtë e kemi thënë edhe më herët  gjatë fjalimeve ose fjalës sonë sidoqoftë kjo është gjeografia politike në Kosovë, këto janë partitë politike që janë në Kosovë edhe fatkeqësisht sistemi zgjedhor, ndoshta edhe fatbardhësisht sepse mund të keqkuptohet kjo, është e tillë që, mendoj që kjo e dyta është fatbardhësisht që  një parti s’mundet e vetme me udhëheqë dhe të pëlqeu apo s’të pëlqeu, ka nevojë njëra për tjetrën. Por në këtë rast është pak, jo pak po bukur interesante kjo forma se si kanë ndodh sepse realisht të votosh kundër vetës, kundër të qenit më tutje në qeverisje është pak e habitshme, aq më tepër me atë që s’kanë lënë gjë tÍ zezë  pa thënë për ta”, tha B eqiri.

Pas kësaj doli në konferencë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj: Koalicion i turpit

“Sot konstatojmë se koalicioni qeverisës, ashtu sikur kishte filluar me marre, me marre edhe e përfundoj, me turpin e vet të mashtrimit e tradhtisë së ndërsjellë edhe ndaj elektoratit. Përfundimi i kësaj qeverie, të Qeverisë Mustafa është lajm i mirë për faktin se Kosova tani është e sovranit prapë, pra, është e qytetarit dhe ky lajm i mirë nuk bënë me u prish me ndërhy në asnjë mënyrë në vullnetin e sovranit nga askush, apo me dëmtuar dhe me pengua në mënyra të ndryshme vullnetin e sovranit… Qytetari ynë vendos lirshëm dhe zgjedhjet duhet me qenë të lira dhe fer, mos me u vjedhë vota, mos me u pengua procesi zgjedhor, në mënyrë që ky proces i këtillë merr epilogun e duhur, kërkon ndihmën e Amerikës dhe BE-së që të jenë pjesë me ne, me instancat vendore që zgjedhjet të jenë të lira dhe fer dhe mos të ndërhyn askush në vullnetin e sovranit“, tha Haradinaj.

Nuk shkuan shumë orë dhe presidenti Hashim Thaçi vendosi ta shpërbëjë Kuvendin. Kurse, të enjten presidenti thirri në takim subjektet politike për të vendosur datën e zgjedhjeve. Takimit nuk iu përgjigj LDK.

Thaçi: Datat për zgjedhje 11 dhe 18 qershori

“ Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, neni 66 pika 2, që përcakton shpërndarjen e Kuvendit, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit. I kam ftuar në takim konsultativ partitë politike, që të diskutojmë për datën e zgjedhjeve të përgjithshme. Më saktësisht sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, dita kur duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të jetë ditë e diel, jo më herët se 30 ditë nga shpërndarja, e jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja. Rrjedhimisht sipas kushtetutës dhe ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, data për zgjedhjet e ardhshme, janë datat 11 dhe 18 qershor 2017. Ne përcaktimin e datës së zgjedhjeve duhet të marrim parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Prandaj sot iu ftoj për një diskutim të hapur se cila datë do të ishte optimale për ju partitë politike, për zgjedhjet e përgjithshme, për të siguruar se proce si do të jetë i lirë, i drejtë dhe transparent. Si Kosovë kemi instaluar traditën e organizimit të zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike dhe të pranueshme nga të gjithë. Edhe zgjedhjet e ardhme duhet të dëshmojnë këtë organizim këtë kulturë politike, një proces elektoral të qëndrueshëm dhe të pranueshëm nga të gjithë”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka

“KQZ në kuadër të kompetencave kushtetuese të cilat i ka do të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Presim bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Dhe njëkohësisht i ftoj subjektet politike, përfaqësuesit e tyre, që t’i respektojnë Kushtetutën dhe ligjet për zgjedhjet e përgjithshme dhe të gjitha rregullat e KQZ-së. Sa i përket datave të mundshme KQZ nuk është në pozitë që të ofrojnë ndonjë datë, megjithatë presim nga presidenti i Kosovës që në diskucionin të cilin e ka,  të zgjedh datën e cila do të jetë sa më e përshtatshme për institucionin tonë“, tha Daka.

Shumica e përfaqësuesve të subjekteve politike që ishin në takim te presidenti ishin që data e zgjedhjeve të jetë 11 qershori.

Hajredin Kuçi: PDK propozon 11 qershorin për zgjedhje

“ Në emër të PDK- së dhe duke marrë parasysh afatin kushtetues dhe ligjor dhe mundësitë teknike të organizimit të zgjedhjeve nga KQZ, po dhe me mundësi që të kemi rezultate të certifikuara në fund të qershorit ose në fillim PDK propozon datën 11 qershor, ditë të mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë“, tha Kuçi.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj

“Shpresoj se sovrani do ta thotë të veten. AAK është e përkushtuar që këto zgjedhje të jenë të lira demokratike dhe pa ndonjë presion. Dhe ashtu siç dimë ne çdo herë të jemi në nivelin e duhur si subjekte politike dhe mos të shkojmë kah thellimi i mëtutjeshëm i krizës. Si AAK kemi diskutuar dhe po e përcjelli dhe datën që jemi pajtuar që do të jetë 11 qershori. Që vendi të mos humb kohë“, tha ai.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi

“ Vetëvendosje propozon që data e zgjedhjeve të jetë 18 qershori, për këto arsye sepse atëherë fillojnë që në vend të kthehen bashkatdhetarët tanë dhe t’i krijohet mundësi që edhe ata sa më shumë të marrin pjesë në votime. Për arsye se ka nevojë për bashkatdhetarët tanë, që punojnë jashtë dhe kohën sa më të madhe për KQZ, që t’i përgatit zgjedhjet si duhet. Dhe për arsye që të ketë sa më shumë vëzhgues ndërkombëtar dhe që i ipet kohë, që të organizohen, të vijnë me kohë dhe të mundohen që t’i pengojnë manipulimet në zgjedhjet, të cilat kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara”, tha Ismail Kurteshi.

Pas përfundimit të diskutimeve, presidenti Thaçi vendosi që zgjedhjet të mbahen më 11 qershor.

Po në të njëjtën ditë Presidenti Thaçi priti Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin.

Thaçi: S’kemi rrugë tjetër, pos rrugës evropiane

“E them edhe sot shumë hapur dhe publikisht, Kosova ka përmbyllur suksesshëm dhe një vlerësim shumë të lartë nga BE-ja implementimin shumë të mirë te të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave. Tani liberalizimi nuk po i ndodh Kosovës për shkak të paaftësisë dhe unitetit të BE-së në raport me Kosovën dhe mesazhi im ka qenë edhe për zyrtarët e BE-së që qëndrimin e vet ta adaptojnë në përputhshmëri me vendet që e kanë njohur pavarësinë e vendit, dhe jo me vendet që nuk e kanë njohur. Por ne rrugë tjetër nuk kemi dhe nuk po kërkojmë, e ardhmja jonë është evropiane”, tha Thaçi.

Nishani: Dielli për ne lind nga perëndimi

“Nuk besoj që është koincidencë apo rastësi për dy vendet tona, jo tash, por ndoshta para njëqind vitesh është deklaruar dhe është shkruar fortë me fanatizëm besimi se për popujt e dy vendeve tona dielli lindë nga perëndimi,. Dhe ky është një proces, proces që ka rrugëtimin e tij, ka vështirësitë e veta, ka edhe stacionet e veta, ka edhe përballjen me këto sfida. Dhe përderisa është një proces që ka nisur para njëqind vitesh në filozofi, në parime dhe përcaktim do të vazhdoj gjatë pa u ndikuar nga proceset politike që ndodhin normale në kuadër të asaj që themi ushtrim i demokracisë”, theksoi Nishani.

Ndërsa, të premten kryetari i PDK-së, Kadri Veseli takoi bizneset ne Prizren.

Veseli: Kemi vendosur që t’ia kthejmë mandatin qytetarit

 “Vendimmarrja nuk ka qenë e lehtë për të shkuar në zgjedhje,  por disa nuk duhet ta kenë shpirtin e ngushtë të mendojnë vetëm për vete. Kur kemi shkuar në zgjedhje që kemi marr vendim kemi menduar çdo herë te qytetari që na ka votuar, që  na ka sjellë në pushtet. Nëse ai na ka votuar, na ka veshur me petkun e  pushtetit pse t’i frikësohemi edhe kthimit të mandatit tek ai”, tha Veseli.

Veseli: Institucionet duhet t’u ndihmojnë njerëzve

 “Nëse politika dhe institucionet nuk i ndihmojnë njerëzit në rend të parë ata që kanë ide, që kanë inovacion për të krijuar vende pune për të krijuar prodhim në vendin tonë, për të zhvilluar industrinë në vendin tonë, ndërrmarrësinë natyrisht se nuk mund të ecet përpara. Kjo është një situatë reale që do impenjim dhe obligim të të gjithë neve. Sepse të gjithë kemi obligim ndaj shtetit, të gjithë kemi paguar sakrifica për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe askush nuk duhet ta çojë në mend për të menduar se liria e Kosovës mund të dështojë për shkak nesh”, tha Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat