Flet Milaim Zeka, ja cilës parti opozitare do t’i bashkohet

Aktuale

Flet Milaim Zeka, ja cilës parti opozitare do t’i bashkohet

Nga: G.B Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:41
Milaim Zeka

Tashmë është zyrtare që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 11 qershor. Andaj, gazetarë e analistë po iu bashkohen partive të ndryshme politike.

Milaim Zeka është ai që do të futet në politikë tani.

Por, për dallim nga kolegia e tij Arbana Xharra e cila aderoi në PDK, Zeka do t’i bashkohet opozitës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Milazim Zeka në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke thënë se ende nuk ka vendosur se në cilën parti do të aderojë, e këtë do ta bëjë të ditur ditën e enjte.

“Në opozitë do të shkoj, me PDK-në e LDK-në jo, për tjerat ende nuk kam vendosur. Jemi dal në pazar tash, ta shoh kush po më jep më shumë. Kam biseduar me të gjitha partitë, me Vetëvendosjen, AAK-në, AKR-në, Nismën, po ende nuk kam vendosur. Deri të enjten do ta zyrtarizoj vendimin”, ka deklaruar Zeka.

Ai poashtu ka thënë se ka biseduar edhe me Listën Serbe.

“Kam biseduar edhe me Listën Serbe, madje për punë të sinqeritetit, më para do të shkoja tek ata se në LDK e PDK”, është shprehur Zeka për gazetën “Bota sot”./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat