Detaje nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj kandidat për Kryeministër, Kadri Vesli bartës i listës

Aktuale

Detaje nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj kandidat për Kryeministër, Kadri Vesli bartës i listës

Më: 16 maj 2017 Në ora: 23:00
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Tashmë edhe zyrtarisht në zgjedhjet e 11 qershorit, në një koalicion të madh do të garojnë PDK-AAK-Nisma, me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër. Këtë koalicion, në AAK e quajtën të zorit, derisa në Nisma thanë se ky bashkim forcash erdhi pas një koalicioni të inatit që nënshkruan LDK-ja dhe AKR-ja, që kishin për qëllim fitoren me çdo kusht, pa asnjë parim.

Në një konferencë të vonë pas mesnatës, anëtari i kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj tha se Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës, i koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-Nisma dhe PDK-së.

Madje, Nitaj shtoi se besojnë fuqishëm se kjo është zgjidhja më e mirë dhe kjo është ajo kërkesa e disa viteve të fundit se ky vend ka nevojë të udhëhiqet nga një njeri që ka kredibilitet, dhe ky është Ramush Haradinaj.

Nitaj: Koalicioni PDK-AAK-Nisma do të dal fitues me Ramushin kryeministër

“Me duhet t’iu them se koalicioni i sotëm parazgjedhor është një zgjidhje e imponuar. Mirëpo, pavarësisht kësaj duke i parë gjitha rrethanat, të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme, kemi vendosur që të shkojmë në bashkëqeverisje me PDK-në, ne si koalicion i arritur shumë kohë më parë me Nisman. Pa dyshim se koalicioni që kemi arritur me PDK-në do të jetë fituese në zgjedhjet e 11 qershorit. Marrëveshja me partnerin e koalicionit, PDK-në, nënkupton që lista e kandidatëve për deputet të ndahet në përpjestim të barabartë, pra 55 do t’i ketë koaliconi AAK-Nisma dhe 55 do t’i ketë PDK-ja”, tha Nitaj.

Por, deri pak qaste para nënshkrimit të kësaj marrëveshje, AAK-Nisma kishin vija të kuqe për PDK-në, mirëpo, sipas Nitajt, ata nuk i thyen vijat e kuqe, meqë synimi i tyre për kandidimin e Ramush Haradinajt për kryeministër është arritur.

Image
Anëtari i kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj

Nitaj: S’i thyem vijat e kuqe

“Koalicioni i sotëm ka qenë një zgjidhje e imponuar, e kemi pasur të rëndësishme që njëra nga partive politike të rreshtohet prapa kandidaturës së Ramush Haradinajt për kryeministër të vendit. Kjo nënkupton që AAK do ta drejtojë qeverinë e ardhshme dhe të tjerë që janë bashkuar pas tij. Cila është kërkesa ose ajo çfarë do të marr PDK. Ju thash që marrëveshja nënkupton ndarjen e listës 50 me 50 për qind dhe kjo do të jetë formula do të jetë e njëjtë për ndarjen e posteve ministrore. Arsyeja e thyerjes së vijave të kuqe realisht nuk i kemi thyer, kemi pasur kandidaturën e Haradinajt dhe kjo nuk nënkupton thyerje të vijave të kuqe”, u shpreh Nitaj.

Menjëherë pas AAK-së, me qëndrim ka dalë edhe partneri tjetër i koalicionit, Nisma për Kosovën. Sekretari i përgjithshëm i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi tha se pas lidhjes së një koalicioni që kishte për qëllim vetëm sulmin ndaj të tjerëve dhe fitoren me çdo kusht pa asnjë parim, nga PDK i ka ardhur një ofertë Ramush Haradinajt që në një koalicion parazgjedhor do ta kandidonin atë për kryeministër.

Sherifi ka sqaruar edhe përmbajtjen e marrëveshjes së arritur.

Image
Konferenca për media e Nismës për Kosovën

Sherifi: Me marrëveshje Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër

“Nga marrëveshja për koalicion parazgjedhor është janë marr vesh që kandidat për kryeministër të jetë Ramush Haradinaj, tani edhe kryeministër mund të themi se bëhet fjalë për një koalicion me tri parti të fuqishme. Dhe bartës i listës të jetë kryetari i PDK-së Kadri Veseli, një zëvendëskryeministër të jetë nga Nisma dhe ka qenë kërkesë nga Nisma që AAK-ja dhe PDK-ja të mos nxjerrin kandidat nga Malisheva, bastionin e Nismës, pasi duam aty të kandidojmë me kandidatët e Nismas”, tha Sherifi.

Ndërsa, i vetmi post që nuk është negociuar për këtë marrëveshje ishte posti i kryetarit të Kuvendit, që sipas Sherifit, duhet t’i takoj PDK-së, meqë është partia më e madhe në koalicion, raporton KosovaPress.

***

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj në një konferencë për media tha se për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe për zhvillimin e Kosovës.

Kjo sipas Hoxhajt është arsyeja që Kadri Veseli e ka ftuar Ramush Haradinajn t’i bashkohet Fillimit të Ri.

Sipas tij Kadri Veseli do të jetë bartës i listës ndërsa Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër.

***

Muharrem Nitaj nga kryesia e AAK-së në konferencën për media pas nënshkrimit të kolaicionit PDK-AAK- NISMA ka konfirmuar se Ramush Haradinaj do të jetë kandidatë për kryministër i këtij koalicioni.

Sipas tij, ky koalicion është një zgjidhje e imponuar, pas rrethanave të sotme që kanë ndodhur, nga koalicionet parazgjedhore.

“Duke i parë gjitha rrethanat që kanë ndodhur në ditët e sotme të koalicioneve parazgjedhore kemi vendosur të shkojmë në bashkëqeverisje me PDK, ne si koalicion me Nismën si koaliicon i mërhershëm. Po besojmë që kjo është zgjidhja më e mirë dhe besojmë që ky  vend ka nevojë të udhëhiqet nga një njeri me kredibilitete. Pa dyshim do të jetë në koalicion fitues”, ka thënë Nitaj.

***

Tashmë është zyrtare: Partia Demokratike e Kosovës ka bashkuar forcat me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ato kanë arritur një marrëveshje për koalicion parazgjedhor para mbylljes së afatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për deklarimin e koalicioneve.

Arritjen e marrëveshjes PDK-AAK-Nisma e ka konfirmuar për mediat vendore Pal Lekaj, zyrtar i lartë i AAK’së.

“Koalicioni është arritur, Ramushi është kandidat për kryeministër. Lista do të jetë 50 me 50”, ka thënë ai.

***

Në minutat e fundit të afatit për njoftim për koalicione parazgjedhore është njoftuar zyrtarisht se PDK-AAK dhe Nisma kanë arritur marrëveshje.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma do të ketë kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj.

Formularin për lidhje të koalicionit mes këtyre tri partive e ka dorëzuar përfaqësuesi nga AAK Valon Tolaj.

Valmir Elezi nga KQZ ka konfirmuar një koalicion të tillë.

Miradie Maviriqi, nga KQZ-ja, ka thënë se sot janë bërë disa koalicione të cilat kanë aplikuar të garojnë për zgjedhje.

Janë në koalicion LDK-AKR, gjithashtu PDK me 13 parti tjera, përfshirë AKK dhe Nismën.

***

Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se AAK dhe Nisma për Kosovën janë afër një marrëveshjeje për t'i bashkuar forcat për zgjedhjet e 11 qershorit.

I pyetur se a do t’i zënë afatet kohore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Lekaj ka thënë: "Jemi afër marrëveshjes, besoj që do të kryhet kjo punë”.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma. 

***

Së shpejti pritet që të bëhet edhe zyrtare koalicioni i lidhur në mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.

Një zyrtar i lartë i PDK-së tha se marrëveshja është arritur vetëm se pritet që edhe të bëhet zyrtare.

Edhe një zyrtar i AAK-së tha se është  arritur marrëveshja, por pa dhënë detaje tjera.

Ndryshe kanë mbetur edhe 15 minuta kur duhet të dorëzohen në KQZ koalicionet parazgjedhore.

Nitaj tregon të vërtetën e takimit të AAK-së me PDK-në për koalicion parazgjedhor

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka mohuar se përfaqësues nga partia e tij janë takuar me përfaqësues të PDK-së për të diskutuar në lidhje me një koalicon të mundshëm ndërmjet, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s.

Megjithatë, Nitaj nuk përjashton mundësitë e arritjes së një marrëveshje për koalicion parazgjedhor ndërmjet këtyre subjekteve politike.

“Tash nuk e di as unë se a do të ketë apo jo, pasi që ky është afat kalimtar dhe jemi duke prit se çfarë po ndodh”, ka deklaruar ai.

Lidhur me këtë takim, media ka provuar të flasë edhe me nënkryetarin e PDK-së Enver Hoxhaj, por ai nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë.

Ndryshe, nga koha kur po raportojmë kanë mbetur edhe më pak se 2 orë deri në mbyllje të afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve parazgjdhore.

PDK në bisedime me AAK-në e Nismën në këto momente?

Në Hajvali të Prishtinës sapo është nënshkruar koalicioni që komentohej qe disa ditë. AKR-ja e Behgjet Pacollit nënshkroi koalicionin me LDK-në e Isa Mustafës.

Por nuk ka përfunduar me kaq.

Në përgjigje të koalicionit LDK-AKR, negociatat kanë nisur edhe mes PDK-së e koalicionit AAK-Nisma.

Media nga burime të vetat merr vesh se PDK-ja në anën tjetër është duke zhvilluar bisedime intensive për një koalicion parazgjedhor me AAK-në e Nismën.

Sipas burimeve, nëse arrihet marrëveshja koalicioni pritet të nënshkruhet para mesnatës, tash kur kanë mbetur më pak se dy orë kohë.

Merret vesh se deri tani janë përpiluar dy lista dhe pritet që nëse arrihet marrëveshje, tri partitë, PDK, AAK e Nisma të dalin si koalicion parazgjedhor.

Vlen të theksohet se AAK e Nisma disa herë kanë dekalruar se nuk janë të interesuara për koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe LDK-në, për të cilat thonin se duhet rrëzuar nga pushteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat